Koronavirusi/ Mjekët dalin me thirrjen e pazakontë: Rruani mjekrën!

Shëndetësia

Koronavirusi/ Mjekët dalin me thirrjen e pazakontë: Rruani mjekrën!

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Mjekët kanë këshilluar heqjen e mjekrës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pasi ato i bëjnë maskat e fytyrës jo efektive.

Stafi i spitalit Southampton General Hospital morën një email, ku bashkëngjitur ishte një grafik i modeleve të mjekrrave të pranueshme dhe atyre që duheshin rruar menjëherë.

36 stile të ndryshme u listuan në grafikun e vizatuar nga drejtori Derek Sandeman. Mustaqet e stilit ‘Hitler’ apo ‘Zappa’ u cilësuan si të pranueshme, ndërsa modele të tjera më të plota jo.

Kjo pasi modele më ‘të moderuara’ futen brenda maskës, ndërsa një mjekërr e plotë e vështirëson mbajtjen e maskës.

Sipas The Sun, emaili thotë: “Prania e mjekrrës bie ndesh me aftësinë e maskës për të mbrojtur individin. I kërkoj personave që nuk kanë një aryse të fortë kulturore apo fetare për të mbajtur një mjekërr, ta rruajnë atë. E kuptoj që kjo është një kërkesë e vështirë, por është gjëja e duhur në këto momente.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat