Deti është ilaqi më i mirë në botë…

Shëndetësia

Deti është ilaqi më i mirë në botë…

Më: 6 mars 2020 Në ora: 06:47
Ilustrim

E ashtuquajtura “talasoterapi” (përthithja e substancave të gjendura në ujin e detit që promovon rivendosjen e ekuilibrit organik dhe trupi bëhet më i fortë dhe rezistent ndaj agresioneve të jashtme) tani përdoret gjithnjë e më shumë. Dhe nuk ka asgjë më të mirë se jeta në një varkë me vela për të përfituar dhe parandaluar shumë patologji. Edhe vetëm duke bërë një banjë, masazhi me ujë aktivizon qarkullimin, kripësia çliron traktin e frymëmarrjes dhe zvogëlon format alergjike.

Deti është një kurë e vërtetë për shumë sëmundje.

Sjell përfitime dhe lehtësime në rrugët e frymëmarrjes si:

Alergjitë respiratore

Sinusin

Astmën

Rikuperimin nga ftohjet dhe sëmundjet e tjera të frymëmarrjes

Problemet e shkaktuara nga pirja e duhanit

Ndikimet nga agjentë kimikë

Përmirëson dëmtimet dhe dhimbjet e kockave si:

Zhvendosjet

Shtrembërimet

Thyerjet

Artrozën

Dhimbjet

Osteoporozën

Spondilozën

Sëmundjet reumatike

Deti, zvogëlon alergjitë e lëkurës si:

Psoriasis

Ekzemën

Pezmatimin e lëkurës

Puçrrat në fytyrë

Me veçoritë që ka deti, përmirësohen sëmundjet e anemisë, sëmundjet gjinekologjike, hipotiroidizmi dhe limfatizmi.Vlen të theksohet se, deti gjithashtu ndihmon në luftën kundër depresionit.

Zvogëlohet ruajtja e ujit.

Uji i detit përmban një përqendrim të kripërave minerale. Lëngjet e tepërta eliminohen përmes lëkurës, urinës dhe osmozës. Kjo bën që këmbët të duken në mënyrë të shkëlqyer.

Eliminon kilet e tepërta.

Në periudhën e plazhit, trupi duket i thatë dhe, edhe pse hani më shumë, humbni peshë. Kjo ndodh sepse metabolizmi funksionon mirë.

Përmirëson sistemin e qarkullimit të gjakut.

Presioni i ujit në trup, temperatura dhe lëvizja e ujit, bëjnë që qarkullimi i gjakut të jetë më i mirë.

Përmirëson tonifikimin e muskujve.

Noti është një ilaç për të gjithë trupin. Relakson muskujt tuaj, duke hequr stresin. Shpërndan kontraktimet e grumbulluara. Përmirëson lëvizjen në nyjet e bllokuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat