A është koronavirusi i njëjtë me COVID-2019?

Shëndetësia

A është koronavirusi i njëjtë me COVID-2019?

Më: 8 mars 2020 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Koronavirusi nuk është emërtimi i saktë për virusin vdekjeprurës që po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.

Termi “koronavirus” përfshin një familje virusesh ku përfshihet SARS dhe MERS si dhe disa viruse të tjera më të lehta që prekin sistemin respirativ.

Kjo sëmundje përhapet mes njerëzve dhe kafshëve gjithashtu. Termi “korona” vjen nga latinishtja që do të thotë unazë, duke iu referuar formës së këtij virusi të parë në mikroskop.

Ndërkohë që COVID-19 është emërtimi specifik i virusit që ka shkaktuar këtë epidemi. Akronimi që ka vendosur OBSH-ja qëndrëon për “coronavirus disease 2019,” ose sëmundja koronavirusit 2019.

Epidemia është një situatë kur një sëmundje përhapet me shpejtësi mes njerëzve. Por është në një shkallë të ulët në krahasim me pandeminë.

Qeveritë e shteteve të ndryshme i druhen kthimit të virusit në pandemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat