Pse disa tinguj hidhërojnë veshët?

Shëndetësia

Pse disa tinguj hidhërojnë veshët?

Më: 9 mars 2020 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Pothuajse çdo person ka një mos tolerancë ndaj një tingulli të veçantë.

Disa janë më pak tolerantë ndaj ngacmimit, të tjerët ndaj toneve të ulëta dhe disa nga tingujt specifikë.

Hulumtimet e reja tregojnë se kjo ndodh për shkak të anomalive në tru. “Misofonia”  i atribuohet njerëzve me shkallë të caktuar të mos tolerancës ndaj tingujve specifikë si përtypja, frymëmarrja ose klikimi me stilolaps.

Këto veprime të thjeshta dhe në dukje të padëmshme te një person me misofoni shkaktojnë një acarim të madh, në masën sa që ai duhet të largohet nga ambienti në mënyrë që të qetësohet.

Për ta kuptuar më mirë këtë çrregullim, studiuesit kanë kryer skanime të trurit të 20 personave me misofoni dhe 22 persona pa këtë çrregullim.

Skanimi tregoi tek individët me misofoni një parregullsi në mekanizmin emocional, si dhe aktivitetin e trurit në pjesën ballore që shtyp një reagim ndaj tingujve.

Përveç efekteve të trurit, efektet fizike (ritmi i përshpejtuar i zemrës dhe djersitja) janë vërejtur te individët me çrregullim.

Studiuesit thonë se këta tregues mund të ndihmojnë në krijimin e trajtimeve për njerëzit me misofoni, pasi ndryshimi në strukturën dhe funksionin e trurit te njerëzit me këtë çrregullim tregohet për herë të parë në krahasim me të tjerët, transmeton KosovaPress.

Personat me çrregullim kishin simptoma dhe reagime të ngjashme me tingujt, gjë që tregon përfundimisht çrregullimin, edhe pse deri vonë institucionet mjekësore nuk e klasifikuan problemin e acarimit dhe mos tolerancës ndaj sëmundjes. Shumë institucione në vende të ndryshme ende nuk e njohin misofonia si një çrregullim.

Studiuesit tregojnë se përgjigjja e aktivitetit të trurit ndaj një tingulli të veçantë si shtytës i çrregullimit – përcakton fazën e trajtimit, pasi mund të shihet se shkalla e reagimit negativ në tru dhe terapia specifike e këtij reagimi është e rregulluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat