Mjeku: Si dhe kur duhet t’i përdorni dorezat dhe maskat, gabimi që jeni duke bërë

Shëndetësia

Mjeku: Si dhe kur duhet t’i përdorni dorezat dhe maskat, gabimi që jeni duke bërë

Më: 13 mars 2020 Në ora: 16:42
Pëllumb Pipero

Mjeku Pëllumb Pipero, ndësa foli në studion e emisionit “Opinion”, lidhur me masat mbrojtëse kundër përhapjes së koronavirusit, u ndal edhe tek mënyra e përdorimit të maskave dhe dorezave. Ai pohoi se ky virus, nuk është vdekjeprurës nëse përpiqemi sadopak ta ndalojmë.

Pipero: Dua të ndaj një mendim, që bazohet në udhëzimet e OBSH. Përdorimi i maskave në rrugë siç i shoh çdo ditë, në majë të biçikletës a ku di unë, nuk ka asnjë lloj vlere. Shumica e atyre që shoh unë i mbajnë gjithë ditën, dorezat po ashtu. Ato lloj masksh që kanë qytetarët janë për personat e sëmurë.

Nuk të mbron?

Pipero: Të mbron maksimumi 2 apo 3 orë për të mos nxjerr spërklat. Mund t’i përdorësh kur hyn në një mjet të transportit publik, në metro, nëse shkon në spital.

Ju kam parë që ju vini pa maskë…

Pipero: Dorezat që unë kam parë, që i përdorëin vend e pa vend edhe në vende shërbimi, janë një përdorimëshe. Ca dmth një përdorim?

E more, përdore telefonin, duhet ta hedhësh. Jo që shet bukën, ndan lekët…Është 100 herë më mirë duke larë duart me ujë dhe sapun. Nuk janë higjenike, nuk janë të shëndetshme, nuk ka nevojë të përdoren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat