Makthet nuk ju lënë të qetë? Ky është shpjegimi më i fundit i ëndrrave

Shëndetësia

Makthet nuk ju lënë të qetë? Ky është shpjegimi më i fundit i ëndrrave

Më: 17 mars 2020 Në ora: 06:38
Ilustrim

Njerëzit kalojnë një të tretën e jetës së tyre duke fjetur, që është një copëz mjaft e madhe. Edhe pse ëndrrat dhe kuptimet e tyre kanë tërhequr vëmendjen e njerëzve për një kohë të gjatë, shkenca e ëndrrave nuk ka shkuar aq larg, kështu që nuk ka shumë të dhëna rreth saj.

Falë zhvillimit të teknologjisë, është bërë i mundur studimi i aktivitetit të trurit ndërsa flini dhe shkencëtarët dhe psikologët në të gjithë botën, vazhdojnë të ndajnë rezultatet e tyre, duke hapur kështu ngadalë perdet për temën e panjohur dhe gjithnjë e më interesante.

Çdo person ka ëndrrat e veta unike, sepse njerëzit përjetojnë një larmi emocionesh çdo ditë. Kur bie në gjumë, truri vazhdon të punojë, duke shpërndarë momente në memorien afatshkurtër dhe afatgjatë. Ai krahason ngjarjet që kanë ndodhur kohët e fundit me ato që kanë ndodhur shumë kohë më parë. Kjo është arsyeja pse mund të shihni gjëra nga fëmijëria juaj, si të luani me një kafshë shtëpiake të vjetër në një vend të ri, siç është vendi ku jetoni aktualisht.

E gjitha ndodh gjatë një faze që zgjat 10-20 minuta dhe përsëritet disa herë gjatë natës. Kjo fazë njihet edhe si "gjumi paradoksal", që e mori emrin për shkak të ngjashmërive fiziologjike me gjendjen e zgjuar të një personi. Në këtë faze, të gjitha pjesët e trurit bëhen aktive përveç asaj që është përgjegjëse për logjikën.

Pse shohim makthe?

Sipas shkencëtarëve zviceranë dhe amerikanë, është një lloj trajnimi i sistemit nervor, i cili ndihmon një person të përballojë emocione negative në jetën reale. Në artikullin e tyre, shkencëtarët shkruajnë se emocionet që ndiejmë në ëndrra na ndihmojnë të zgjidhim presionin emocional dhe ta përgatisim veten për streset e mundshme në të ardhmen.

Studiuesit kanë identifikuar dy zona të trurit që janë përgjegjëse për makthet. Këto 2 pjesë të trurit aktivizohen në të njëjtat situata kur një person shqetësohet ose frikësohet në jetën reale. Njëra është përgjegjëse për vlerësimin e emocioneve dhe fillon automatikisht, sapo një person ndjen ankth. Ndërsa tjetra, përgatit një person për të reaguar gjatë shfaqjes së një kërcënimi dhe kontrollon mënyrën se si ai sillet kur është në rrezik.

Mënyra sesi ndërgjegjia jonë komunikon me ne dhe ndihmon në zgjidhjen e çështjeve, është ajo që na bën të ndihemi të shqetësuar. Për shembull, nëse shohim ëndrra sikur përndiqemi, kjo lidhet me çështje të pazgjidhura në jetën reale.

Këto janë disa fakte interesante rreth ëndrrave për të cilat mund të mos jeni të vetëdijshëm.

a. Aftësi të reja ruhen në pjesë të caktuara të trurit gjatë gjumit. Pavarësisht nëse jemi duke u përgatitur për një provim ose thjesht duam të mbajmë mend listën e detyrave për nesër, një gjumë i mirë i natës do na ndihmonte.

b. Numri rekord i ditëve që një person ka kaluar pa gjumë është 11. Ne nuk ju rekomandojmë të përsërisni këtë eksperiment, sepse përveç çështjeve serioze të psikikës, ai gjithashtu mund të çojë në një përfundim vdekjeprurës.

c. Më shumë se 15% e njerëzve në botë ecin në gjumë. Jo vetëm që ata mund të ulen në shtrat ose të bredhin nëpër dhoma, por mund të largohen edhe nga shtëpia dhe të udhëtojnë në distanca të gjata teksa flenë. Besimi se ata nuk duhet të zgjohen është një mit. Megjithatë, në disa raste, kjo është vërtet e nevojshme.

ç. Njerëzit që nuk flenë mjaftueshëm kanë një oreks të shtuar, pasi leptina (hormoni që rregullon oreksin) ulet.

d. Brenda 5 minutave të para pas zgjimit, harrojmë 50% të ëndrrave. Pas 5 minutash të tjera, harrojmë pothuajse gjithçka që pamë. Sigmund Freud besonte se kjo ishte përpjekja e trurit për të fshirë gjithçka nga kujtesa, sepse ëndrrat janë mendimet tona të fshehura. Sidoqoftë, ka një studim tjetër, i cili thotë se pasi zgjohemi, truri ndizet në maksimum si rezultat i punës aktive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat