Të bëhemi të dashur me njëri-tjetrin, të tregojmë mirënjohje; mënyrë e mirë për t’i thënë “bye-bye” Koronavirusit

Shëndetësia

Të bëhemi të dashur me njëri-tjetrin, të tregojmë mirënjohje; mënyrë e mirë për t’i thënë “bye-bye” Koronavirusit

Nga: Edona Lloncari Më: 21 mars 2020 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Perderisa shumë njerëz i drejtohen Zotit vetem kur diçka nuk është në rregull; citacioni i Lao Tzu-t m’duket i shkëlqyeshem ( nese dijm mu knaq me ato qe kemi, atehere jemi te pasur )

Të gjithë kemi një mori gjërash për të cilat duhet të tregojmë mirënjohje çdo ditë; ne jemi dhe kemi më shumë se sa duhet per ti then vetes "ndoshta duhet ta falënderoj universin" por JO përkundrazi ne jemi të zënë duke e krahasuar veten me të tjerët, duke patur zili kur shofim suksesin e të tjerëve, duke patur zili për stilin e jetes se të tjerëve, urrejtje ndaj të tjerëve, ankime për atë që nuk jemi dhe për ato që nuk kemi; dhe kjo rezulton në pakënaqësi, depresion dhe marrëdhënie të mjerueshme shoqërore; çfarë trishtimi!

Dhe kush është ai/ ajo që na bën të reagojmë ne kete menyre?

Askush dhe asgjë tjetër përveç mendjes sonë, mendje që ka humbur rezonin/ arsyen e saj.

Shpresoj se në këtë kohë të #konfinimit zemra dhe truri i secilit prej nesh do të ristartojn qe nga zero, në mënyrë që të fillojmë një jetë ku mbretron gzimi, dashuria dhe mirënjohja; kënaqësia për të parë tjetrin të korri sukses, mbështetja "e vërtetë" për njëri-tjetrin; që kritikat dhe gjykimet e padobishme te zhduken përgjithmonë sepse ato jan vetëm bartës të urrejtjes dhe pakënaqësisë, prandaj asgjë e dobishme për shëndetin fizik, asesi per shëndetin mendor dhe aq më pak për shëndetin e marrëdhënieve shoqerore.

Kështu që, po e mbyll me këtë, mund t’ju duket filozofike, por, ju ftoj ta shikoni këtë më tepër si një zgjim të konshiences, të zhvillimit personal sepse jo vetëm do të respektojmë / duam më shume njëri-tjetrin, do ndihmojm me shume njeri tjetrin, ... por ne do të jemi edhe vet personalisht më të lumtur, më të përmbushur dhe natyrisht do te kemi një shëndet më të mirë: "TA DUAM NJERI TJETRIN"; dhe jam e sigurt se kjo është mënyra me e mire qe ky #koronavirus i bezdisshem ? të na kthej shpinën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat