OBSH paralajmëron: Pandemia është përshpejtuar

Shëndetësia

OBSH paralajmëron: Pandemia është përshpejtuar

Më: 24 mars 2020 Në ora: 10:26
Tedros Adhanom Ghebreyesus

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se pandemia është përshpejtuar më shumë dhe tanimë ka më shumë se 300,000 raste të konfirmuara.

U deshën 67 ditë që nga raportimi i parë me Covid-19 që shifra të shkonte në 100,000 të infektuar, 11 ditë për 100,000 të infektuarit e tjerë dhe vetëm 4 ditë për 100,000 e tretë.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se është akoma e mundur që të ndryshohet trajektorja.

Ai u bëri thirrje shteteve që të adoptojnë strategji të rrepta të testimit dhe të gjurmimit të kontakteve. “Ajo që ka më shumë rëndësi që ta fitoni një ndeshje futbolli nuk është vetëm mbrojtja, por edhe sulmi gjithashtu,” u shpreh ai.

Ghebreyesus tha që njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe duhen marrë masa të tjera distancuese fizike për të ngadalësuar përhapjen. “Për të fituar, ne kemi nevojë që ta sulmojmë virusin me taktika agresive dhe të shënjestruara – të testojmë çdo rast të dyshuar, të izolojmë dhe të ndjekim me kujdes ecurinë e procesit.”

Tedros vlerësoi përpjekjet e mëdha për të gjetur një vaksinë dhe ilaçe për të trajtuar COVID-19.

Por ai tha: “Aktualisht nuk ka asnjë trajtim që është provuar të jetë efektiv kundër COVID-19”, dhe paralajmëroi kundër përdorimit të ilaçeve të cilat nuk janë vërtetuar se funksionojnë kundër sëmundjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat