Shkencëtarët shpikin testin për të zbuluar koronavirusin në kushte shtëpie - Bota Sot
Shkencëtarët shpikin testin për të zbuluar koronavirusin në kushte shtëpie

Shëndetësia

Shkencëtarët shpikin testin për të zbuluar koronavirusin në kushte shtëpie

Më: 25 mars 2020 Në ora: 10:15
Ilustrim

Shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit kanë zhvilluar një test 30-minutësh për Covid-19, i cili mund të bëhet kudo. Lëndët e para për të kushtojnë rreth 25 dollarë.

Një ekip në Laboratorin e Shkencave Inxhinierike së bashku me partnerë nga Kina po punojnë prej 8 javësh për të krijaur një test i cili përdor një përzjerje kimikatesh dhe enzimash, shkruan CNN. Këto kthehen në ngjyrë të verdhë në prani të koronavirusit.

Testi ka një avantazh të madh edhe në shpejtësinë e tij. Këto kimikate duhet të mbahen vetëm në 65 ° C (ose 150 ° F) për gjysmë ore, gjë që mund të bëhet me lehtësi në çdo spital, apo edhe përfundimisht në shtëpi.

Testi mund të jetë në gjendje të kryejë provat klinike në ditët në vijim. "Ne kemi 3 gjëra për të bërë", tha profesori Zhengfang Cui, i cili drejtoi ekipin. "E para është të marrim prova klinike. Ne sapo i filluam ato këtu në Spitalin Universitar të Oksfordit. Gjëja e dytë është aprovimi rregullator, i cili bazohet në numrin e testeve të bëra.

E treta është të marrim partnerë të industrisë për të zbatuar prodhimin në shkallë të gjerë. Për këtë, ne kemi nevojë për dhoma të pastra dhe lehtësira prodhuese. Dhe atëherë ne mund ta prodhojmë atë produkt," tha Zhenfang, duke shtuar se ai shpresonte që hapat të mund të përfundonin në 2 deri në 4 javë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat