87-vjeçari i cili u shërua nga koronavirusi

Shëndetësia

87-vjeçari i cili u shërua nga koronavirusi

Nga: E.B Më: 27 mars 2020 Në ora: 15:27
Percy Ewart Lockton

Percy Ewart Lockton, 87 vjeç, u diagnostikua me koronavirus pasi u kthye në Britani të Madhe nga një lundrim rreth Karaibeve me gruan e tij Phyllis muajin e kaluar.

Gjendja e tij u përkeqësua dhe ai ishte duke luftuar për jetën e tij në Spitalin e Përgjithshëm të Manchester.

"Kishte disa ditë kur ne me të vërtetë ishim shumë të shqetësuar për të dhe na thanë të përgatiteshim për më të keqen", tha mbesa e tij, Sophie Edvard për CNN.

Sipas mbesës së tij, me ndihmën e disa antibiotikëve për të ndihmuar në trajtimin e një infeksioni tjetër të gjoksit të shkaktuar nga Covid-19, ai filloi t ëpërmirsohej. Ai u shërua dhe ishte I lirë të shkontë në shtëpi.

Një postim në Facebook nga Sophie tregon momentin kur Ewart u pushua, mbante një maskë dhe po dilte nga spitali, i shoqëruar nga një infermiere.

"Ky është gjyshi im 87 vjeçar që i thotë lamtumirën stafit në Spitalin e Manchester, ku ai ishte për 2 javë me Pneumonia Covid Pozitive. Tani ai po përfundon rimëkëmbjen e tij atje ku i përket, në shtëpi me gjyshen time! ”, thuhet në postim, raporton CNN, transmeton Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat