Kosovë: Më të prekurit nga koronavirusi, mosha 20-29

Shëndetësia

Kosovë: Më të prekurit nga koronavirusi, mosha 20-29

Më: 28 mars 2020 Në ora: 21:46
Foto ilustrim

Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka publikuar sot disa grafika rreth rasteve të shfaqura me koronavirus në vend.

Sipas këtyre informacioneve 20 persona të moshave 20 deri në 29 vjet janë të prekur me Covid-19, ku del të jetë se rastet më të shumta janë shfaqur në këto mosha.

Po ashtu 6 raste me koronavirus në Kosovë janë të moshës 0 deri 9 vjeç, ndërsa 12 raste për moshat 10 deri 19 vjet. Nga mosha 30-39 vjeçare janë 12 persona, nga mosha 40-49 vjeçare janë 11 persona. Nga mosha 50-59 janë 12, nga mosha 60 deri 69 vjeçare janë 4 persona dhe 9 persona mbi moshën 70 vjeçare.

Ndërsa Komuna e Malishevës del se ka numrin më të madh të të prekurve me 31, ku pasojnë qytetet tjera si Gjilani me 15, Prishtina 11, Vitia 7, Vushtrria 6, Gjakova 6, Podujeva 5, Klina 1, Lipjan 1, Prizren 1, Obiliq 1, Suharekë 1, Ferizaj 1, Shtime 1 dhe Pejë 1.

Sa i përket periudhës së shfaqjes së Covid-19 në Kosovë, dy rastet e para ishin konfirmuar më 13 mars, nga ajo datë deri mbrëmë 88 persona rezultuan pozitiv me koronavirus.
Ndërsa sipas gjinisë më të prekur kanë rezultuar të jenë gjinia mashkullore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat