IKSHPK: Pirja e duhanit rrit rrezikun e prekjes nga koronavirusi

Shëndetësia

IKSHPK: Pirja e duhanit rrit rrezikun e prekjes nga koronavirusi

Më: 31 mars 2020 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka deklaruar se pirja e duhanit e rrit rrezikun e prekjes nga koronavirusi.

Instituti këtë e ka bërë përmes një postimi të bërë në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social Facebook.

“Duke pirë duhan, ju e afroni dorën te goja dhe kështu mund ta barni virusin në trupin tuaj. Ndarja e produkteve të duhanit me të tjerët si nargjilja mund ta përhap virusin në mes njerëzve si dhe duhani dobëson sistemin tuaj të frymëmarrjes dhe ju bën më të ndjeshëm ndaj virusit”, janë ato çfarë ka deklaruar IKSHPK përmes Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat