Nga dorezat e dyerve, te telefoni: E dini sa gjatë mund të jetojë coronavirusi në sipërfaqe?

Shëndetësia

Nga dorezat e dyerve, te telefoni: E dini sa gjatë mund të jetojë coronavirusi në sipërfaqe?

Më: 4 prill 2020 Në ora: 16:08
Ilustrim

Ashtu si 200 viruset e tjera të frymëmarrjes, edhe koronavirusi i cili është një infeksion akut i frymëmarrjes (SARS-CoV-2), infekton qelizat e rrugëve tona ajrore.

Ai mund të përhapet lehtësisht nga personi në person, dhe ka aftësinë të qëndrojë në ajër si dhe në sipërfaqe për një periudhë të caktuar kohore.

Studiuesit e New England Journal of Medicine zbuluan se SARS-CoV-2 mund të qëndrojë deri në 72 orë në sipërfaqe të lëmuara si dorëzat e dyerve, të autobusit apo në telefon. Ai mund të qëndrojë aktiv për 24 orë në sipërfaqen e një kartoni, letrave apo në pëlhura.

Koronavirusi mund të qëndrojë deri në 3 orë në ambiente të mbyllura makine, nëse dikush kollitet apo teshtin aty. Në sipërfaqe të forta, virusi shkatërrohet me kalimin e kohës, ndërsa në sipërfaqe absorbuese, ai bëhet inaktiv më shpejt. Duke qenë se virusi merret përmes prekjes, jemi shumë të rrezikuar pasi sipërfaqet që prekim janë kudo përreth nesh. Stola, parmakë, doreza, kudo ekziston rreziku i ndotjes së këtyre sipërfaqeve dhe i infektimit nëse i prekim ato me duar.

Rruga e vetme është kjo: Mendojini duart tuaja si armik.

Lajini mirë, dhe shumë më shpesh se zakonisht. Midis larjes së duarve, shmangni vazhdimisht prekjen e mukozave që çojnë në rrugët tuaja ajrore. Në thelb, përpiquni të mos i fshini sytë, të prekni hundën ose buzët dhe gojën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat