Këshilla nga psikologu se si ta menaxhoni stresin gjatë kohës së izolimit

Shëndetësia

Këshilla nga psikologu se si ta menaxhoni stresin gjatë kohës së izolimit

Më: 7 prill 2020 Në ora: 09:09
Ilustrim

Për shumëkënd, izolimi në kohë pandemie ka shkaktuar stres, panik dhe ankth.

Që nga rasti i parë i regjistruar me koronavirus në Kosovë, institucionet shëndetësore kanë bërë apel që të izolohemi në shtëpi, të mbajmë distancën sociale, pastërtinë dhe në rast se duhet të dalim patjetër, të përdorim doreza dhe maska në fytyrë.

Por, si ndikon izolimi në këtë kohë pandemie në secilin prej nesh.

Intervista e plotë:

Psikologu dhe psikoterapeuti, Petrit Thaçi, ka treguar e gjithë kjo mund të na shërbejë edhe si pozitivisht.

Ai ka thënë se është shumë normale që disa njerëz kanë stres dhe ankth në këtë kohë, por që sipas tij.

“Po me patjetër stresi dhe ankthi për shumë kënd tanimë kohëve të fundit është ndoshta njëra prej pyetjeve themelore dhe prej interesit se sa është normale kjo lloj dukurie që të ndodh brenda nesh si organizëm dhe psikologji. Çdo situatë e cila në njëfarë forme atakon ose rrezikon integritetin tonë fizik, atë psikologjik ose social, përbën një stimul të rëndësishëm dhe janë të logjikshme për me pas një dozë të stresit dhe ankthit. Mirëpo, kjo dozë e stresit dhe ankthit duhet të jetë e pranishme vetëm deri atëherë sa e kryen misionin e vet. Misioni i stresit dhe ankthit është që neve të na mobilizojë me u ballafaqua ose me ik prej kërcënuesve, rrezikuesve tonë. Dhe në këtë rast forma më e mirë e ballafaqimit ose ikjes është respektimi i të gjitha atyre udhëzimeve që rrjedhin nga institucionet e shëndetit në nivel vendi do të thotë maskat, dorëzat, izolimi, distanca sociale, e të gjitha këto. Prandaj kjo është ajo thelbi kryesor, pastaj ndoshta do i shqyrtojmë edhe ato mekanizmat e tjerë që çka ne mundemi me bërë psikologjikisht me stabilizua apo rehabilitua ankthin dhe stresin te vetja”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat