Këto janë tri shenjat më të rralla të Covid-19, që nuk duhet t’i injoroni

Shëndetësia

Këto janë tri shenjat më të rralla të Covid-19, që nuk duhet t’i injoroni

Më: 9 prill 2020 Në ora: 10:13
Ilustrim

National Health Service, simptomat më të shpeshta të koronavirusit përkatësisht sëmundjes Covid-19, janë temperatura e lartë dhe kollitja e vazhdueshme, përderisa ekzistojnë edhe simptoma më të rralla të kësaj sëmundjeje, të cilat nuk duhet t’I injoroni.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një në gjashtë njerëz të infektuar me Covid-19 mund të zhvillojë simptoma më serioze dhe më të rënda. Përderisa disa përjetojnë simptoma të lehta, individë të shumtë nuk shfaqin fare shenja, duke e bërë edhe më të vështirë identifikimin e të infektuarve.

Një nga simptomat më të rralla, të cilat mund ta paralajmërojnë sëmundjen Covid-19 është dhimbja e kokës. Një studim i pubikuar në revistën shkencore Lancet, ka vëretuar se kokëdhimbja është një simptomë, të cilën e kishin përjetuar 8% e pacientëve të infektuar në Ëuhan.

Një simptomë tjetët, të cilës duhet t’I kushtoni rëndësi është edhe marramendja. Sipas Cleveland Clinic, nëse vëreni marramendje të vazhdueshme atëherë duhet të kryeni kontrollat e nevojshme, për të parë nëse jeni i infektuar dhe rrezikoni edhe personat e tjerë.

Simptoma tjetër e rrallë por që është shenjë e infektimit është edhe dobësimi I shqisës së nuhatjes. Në bazë të studimeve, shumë persona të infektuar me koronavirus në Kinë dhe Itali, kanë raportuar se kanë humbur shqisën e nuhatjes. Në këtë studim është vërtetuar se 18% e rasteve të infektuara kanë raportuar edhe humbje të shijes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat