Dr. Fauci: Nuk duhet t’i shtrëngojmë më asnjëherë duart, as pasi të kalojë koronavirusi

Shëndetësia

Dr. Fauci: Nuk duhet t’i shtrëngojmë më asnjëherë duart, as pasi të kalojë koronavirusi

Më: 9 prill 2020 Në ora: 17:12
Dr. Anthony Fauci

Drejtori i Institutit Kombëtare të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA (NAID), Dr. Anthony Fauci, ka thënë se amerikanë duhet ndaluar së shtrënguari duart, pasi të përfundojë pandemia.

Eksperti kryesor i vendit për sa i përket koronavirusit, bëri sugjerimin për ndryshimin drastik të përshëndetjeve të stilit perëndimor në një intervistë të martën, raporton Daily Mail.

“Cilat janë veprimet që ia afrojnë normales në kohë pandemie? Një prej tyre është larja e shpeshtë e duarve. Tjetra është mos-shtrëngimi i duarve kurrë askujt”, ka thënë Dr. Fauci.

Këshilltari i Shtëpisë së bardhë ka shtuar se përshëndetja me shtrëngim duarsh duhet të shmanget edhe pas kalimit të COVID-19.

Specialisti i virusit parashikoi që gjërat mund të fillojnë të përmirësohen në SHBA deri në fund të prillit.

Dr. Fauci ka paralajmëruar më parë se si virusi mund të ndikojë në jetën pas koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat