Ku do të lindin gratë shtatzëna nëse preken nga coronavirusi?

Shëndetësia

Ku do të lindin gratë shtatzëna nëse preken nga coronavirusi?

Më: 10 prill 2020 Në ora: 10:45
Ilustrim

Gratë shtatzëna të cilat eventualisht do të preken nga koronavirusi Covid-19 në Kosovë, do të mund të lindin pa probleme në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Kjo klinikë tashmë ka izoluar një repart të veçantë ku janë improvizuar dy salla të lindjes, një për lindje normale dhe një sallë për lindje me operacion.

Drejtori i KOGJ-it Dr. Jakup Ismajli, ka treguar detajet për përgatitjet që janë bërë në ditët e fundit në këtë klinikë. Ai ka thënë se janë të gatshëm për përballojnë situatën nëse do të ketë gra të prekura nga koronavirusi.

Ismajli ka treguar se në këtë repart do të pranohen vetëm gratë që janë të konfirmuara pozitive me analiza laboratorike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat