A është e sigurt që gjatë pandemisë së coronavirusit të hamë ushqimin të cilin e ka përgatitur dikush tjetër?

Shëndetësia

A është e sigurt që gjatë pandemisë së coronavirusit të hamë ushqimin të cilin e ka përgatitur dikush tjetër?

Më: 16 prill 2020 Në ora: 07:19
Ilustrim

Me pandeminë e coronavirusit dhe izolimin social na imponohen një numër i madh pyetjesh

Daily Mail ka grumbulluar pyetjet e lexuesve të vet, të cilave u janë përgjigjur ekspertët kryesorë në shtetet e tyre, ndërsa kanë të bëjnë me dilemat rreth infektimit me coronavirus.

Një person bën pyetje logjike në vrullin e pandemisë së coronavirusit dhe frikës nga infektimi.

“Fqinja ka gatuar ëmbëlsira dhe i ka lënë te dera e hyrjes sonë të mbështjella me folie. A është e sigurt t’i hamë dhe a ekziston rreziku nga infektimi?

– Edhe pse kjo është pa dyshim një gjest qëllimmirë, nuk është e sigurt të prekni folien në të cilën janë të mbështjella ëmbëlsirat – ka thënë dr. Dr Andrew Preston, interpretues i patogjenezës në Universitetin Bath.

– Në folie mund të gjenden gjurmë virusi të cilat aty mund të qëndrojnë me orë të tëra, mbase edhe me ditë të tëra – ka thënë ai.

Pra, a mund të bartet virusi nëpërmjet ushqimit?

– Edhe pse nuk ka dëshmi që virusi mund të kapet për ushqim dhe nuk është hollësisht e qartë a do të jenë gjurmët e virusit në folie të mjaftueshëm të shkaktojnë infeksionin, do t’ju kisha këshilluar që të hidhni gjithë paketimin, duke përfshirë edhe ëmbëlsirat dhe t’i lani hollësisht duart – ka përfunduar dr. Preston.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat