Ja si ta zbulosh virusin Covid-19 me një sensorë

Shëndetësia

Ja si ta zbulosh virusin Covid-19 me një sensorë

Më: 11 maj 2020 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Nisi si një pajisje që ndihmonte në zbulimin e një virusi krejtësisht tjetër, por tani mund të bëhet pjesë e gjurmimit të Covid-19.

“Nisëm këtë projekt 12 muaj më parë dhe ideja kryesore ishte që t’i pajisnim njerëzit me sensorë personalë që zbulojnë zikën në vendet ku udhëtojnë”, tregon Massood Tabib-Azar, profesor në universitetin e Utah.

Massood Tabib-Azar është inxhinieri kryesor i këtij projekti. Plani i tij është t’i përdorë sensorët për virusin zika dhe t’i programojë për të identifikuar Covid-19.

“Prototipi ynë do të ketë madhësinë e një monedhe dhe do të komunikojë me një telefon duke përdorur lidhjen bluetooth”.

Nëse dikush do të frymonte, kollitej apo teshtinte te sensori, do të ishte në gjendje të tregonte nëse ishte prekur me koronavirus. Rezultati do të shfaqej në smartfon për 60 sekonda. Mund të përdoret edhe për teste në sipërfaqe, duke përdorur një tampon dhe vendosur atë në sensor. Tabib-Azar thotë se ai dëshiron që të bëjë të mundur që rezultati t’u dërgohet agjencive të shëndetësisë.

“Ju do shtypnit butonin dhe mund ta dërgoni në Qendrën për Kontrollimin e Sëmundjeve apo çdo autoriteti tjetër që do zgjidhnit te opsionet dhe më pas në kohë reale do të përditësohej harta”.

Sensori do të jetë i ripërdorshëm pasi mund të shkatërrojë kampionët e mëparshëm me një qark të vogël elektrik.

“Në parim, mund t’i vendosni këto pajisje në dorën e çdokujt dhe pasi t’i prodhojmë ato në masë pa kosto të mëdha”.

Plani është që të arrihet një prototip funksional në dy muaj, përpara se të nisim testet klinike që do të zgjasin dhe një muaj tjetër. Kështu që në 3 muaj, kjo do të jetë diçka që të gjitha mund ta përdorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat