Coronavirusi mund të infektojë edhe zemrën, trurin, veshkat dhe organet tjera

Shëndetësia

Coronavirusi mund të infektojë edhe zemrën, trurin, veshkat dhe organet tjera

Më: 14 maj 2020 Në ora: 09:02
Coronavirusi

Coronavirusi mund të infektojë të gjitha organet e trupit të njeriut, duke përfshirë mushkëritë, fytin, zemrën, mëlçinë, trurin, veshkat dhe zorrët.

Kjo është thënë gjatë së mërkurës nga disa studiues që kanë nxjerr disa raporte në të cilat thuhet se Covid-19 mund të shkojë përtej infeksionit në mushkëri dhe të sulmojë edhe organet tjera, shkruan CNN.

Këto gjetje thuhet se mund të jenë ndihmuese për shpjegimin e disa simptomave që janë shfaqur te pacientët me koronavirus. Në to përfshihet mpiksja e gjakut e cila shkakton infarkt tek të rinjtë dhe të cilat shkaktojnë dhimbje koke dhe dështim të veshkave.

Covid-19 klasifikohet si një virus respirator që mund të transmetohet përmes frymëmarrjes, por që nganjëherë mund të shkaktojë diarre dhe simptoma të tjera gastrointestinale.

Hulumtuesit kanë gjetur prova se virusi ndodhet në jashtëqitje të pacientëve dhe tërheqin vërejtjen se ai mund të bartet përmes asaj që njihet si rrugë fekale-orale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat