Ushqimet që lehtësojnë dhimbjet e artritit

Shëndetësia

Ushqimet që lehtësojnë dhimbjet e artritit

Më: 15 maj 2020 Në ora: 10:04
Ilustrim

“Studimet vazhdojnë, megjithatë shkencëtarët kanë zbuluar se ushqime të caktuara mund të lehtësojnë inflamacionin dhe dhimbjet e lidhura me artriti”, thotë Andrea Dunn, dietolog i certifikuar në Institutin e Sëmundjeve Digjestive të Klinikës Cleveland.

Gati për pazar? Ja cilat janë ushqimet që ekspertët rekomandojnë për të lehtësuar dhimbjet e artirit.

Salmoni, sardelet dhe skumbri: Këta lloj peshqish janë të pasur në acide yndyrore omega 3, ku studimet kanë zbuluar se mund të lehtësojnë inflamacionin. Ekspertët thonë se vetëm 2 racione në javë mund të ndihmojnë në lehtësimin e kyçeve.

Çaji jeshil: I pasur në lëndë ushqyese dhe antioksidues, çaji jeshil njihet për uljen e inflamacionit. Studimet e kryera tek kafshët kanë treguar gjithashtu se ai mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve nga artriti reumatoid.

Çokollata e zezë: Një tjetër ushqim i lartë në antioksidues, ku studimet kanë treguar se mund të lehtësojë inflamacionin. Blini produkte që kanë në përmbajtje të paktën 60% kakao (sa më e lartë përmbajtja në kakao, aq më pak sheqer përmban çokollata). Vetëm i konsumoni me moderim për të limituar yndyrat e ngopura dhe kaloritë.

Frutat e pyllit: Frutat pyllit gjithashtu kanë në përmbajtje të lartë antioksidues. Ato janë sidomos të mira nëse po merrni ilaçe për artritin, sepse përmbajtja e lartë në fibra e këtyre frutave mund të ndihmojë në lehtësimin e kapsllëkut që zakonisht këto ilaçe shkaktojnë.

Molla: Ky frut është i pasur në antioksidues dhe është një burim i mirë i fibrave. Mollët mund të largojnë edhe dëshirën për të ngrënë mes vakte të pashëndetshme.

Vaji i ullirit: Përpiquni që llojet e tjera të vajit të zëvendësoni me vaj ulliri, i cili ka një balancë të mirë të acideve omega 3 dhe omega 6, të dyja këto lloje esenciale të acideve yndyrore.

Për më tepër, studimet kanë zbuluar se një komponent tek vaji i ullirit i quajtur oleocantal ka veti anti-inflamatore.

Frutat e thata: Të gjitha llojet e frutave të thata janë të lartë në proteina, të ulëta në yndyra të ngopura dhe nuk përmbajnë kolesterol, ndryshe nga proteinat shtazore. Ndryshe nga produktet shtazore, frutat e thata janë një burim i mirë i fibrave. Zgjidhni fruta të thata të pakripura për të limituar sasinë e sodiumit në dietë.

Xhenxhefil dhe shafran Indie: Këto erëza kanë veti anti-inflamatore. Studimet kanë treguar se përbërësit kimikë tek këto bimë mund të lehtësojnë inflamacionin.

Salca: Konsumimi i salcës është një mënyrë e mirë për të rritur sasinë e vitaminës C, fibrave dhe antioksiduesve, falë përzierjes së domates, qepës dhe perimeve të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat