Kthimi i ushqimit nga lukthi në ezofag shkakton vështirësi: Ndërroni regjimin e ushqimit

Shëndetësia

Kthimi i ushqimit nga lukthi në ezofag shkakton vështirësi: Ndërroni regjimin e ushqimit

Më: 17 maj 2020 Në ora: 12:02
Ilustrim

Refluksi gastroezofageal është i lidhur me zgjedhjen e menysë dhe sasisë së ushqimit të cilin e konsumojmë

Faktorët e rrezikut për shfaqjen e këtij problemi janë mbipesha dhe grumbullimi i indit dhjamor në abdomen, për të cilin duhet pasur kujdes për peshën trupore dhe ushqimin e shëndetshëm.

Vëllimi i muskujve fillon të dobësohet kur konsumojmë ushqim të fërguar dhe pikant, por është vërejtur efekt i ngjashëm pas konsumimit të domates dhe produkteve të saj, specave dhe lëngut të portokallit.

Në listën e artikujve të cilët duhet shmangur janë çokollata dhe pijet alkoolike.

Është vërejtur që pas pirjes prej dy deri në tri decilitra verë katër persona nga dhjetë prej tyre kanë simptoma refluksi, derisa pas pirjes së birrës dy deri në dhjetë persona kanë simptomat e përmendur më sipër.

Vështirësi të tilla shfaqen edhe tek ata të cilët pinë kafe dhe pije alkoolike, si edhe pas ushqimit i cili përmban qepë apo qepë të kuqe.

Regjimi i ushqimit te personat të cilët kanë problem me refleksin gastroezofageal përfshin edhe kafjallin i cili përbëhet nga muesli me jogurt, çaj, derisa një orë pas kafjalli duhet ngrënë nga 150 deri në 200 gramë pemë.

E hënë

Dreka: Kastravecë me ajkë të thartë (150 g), mish pule i marinuar (100 g), pure gështenje, çaj të gjelbër.

Darka: Kallamar në prush (100 g), perime kineze në salcë kërpudhash (100 g), bukë thekre (80 g), kajsi, një gotë qumësht soje.

E martë

Dreka: Bizele dhe artiçokë (80 g) me mish të bluar gjeldeti (70 g), karotë e grirë në rende me panxhar të kuq (150 g), çaj bliri.

Darka: Patëllxhan të pjekur me djathë (150 g), sallatë e gjelbër, bukë thekre (80 g), kifle me vanilje, çaj hithrash.

E mërkurë

Dreka: Sallatë me oriz, mish gjeldeti dhe ananas (250 g), karfiol (80 g), puding vaniljeje, kefir.

Darka: Fjolla soje (150 g), kungullesha të pjekura (100 g), djathë të freskët (50 g), sallatë nga mugulli i grurit (70 g), bukë misri (50 g), çaj mente.

E enjte

Dreka: Pite me fara kungulli dhe djathë (100 g), bishtajore të ziera në avull (70 g), një grusht bajame, ujë mineral.

Darka: Mish gjeldeti në prush (150 g) me përzierje perimesh (100 g), bukë elbi (50 g), pije e ftohur nga banania.

E premte

Dreka: Supë perimesh (70 g), kërpudha në prush (200 g), oriz integral (40 g), portokall, limonadë.

Darka: Peshk i pjekur në furrë (150 g), patate të ziera në avull me lëvore (50 g), bukë integrale (50 g), komposto vishnjash, çaj mali.

E shtunë

Dreka: Supë me alga dhe tofu (150 g), shpargull të zier në avull me xhenxhefil të grirë në rende (150 g), një fetë buke integrale.

Darka: Musaka me patëllxhanë (150 g), sallatë e gjelbër, bukë thekre (80 g), çaj bliri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat