SHBA siguron për të gjithë shtetasit e saj, vaksinën kundër Covid-19

Shëndetësia

SHBA siguron për të gjithë shtetasit e saj, vaksinën kundër Covid-19

Më: 23 maj 2020 Në ora: 06:26
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë siguruar më shumë se 300 milionë doza vaksine që lufton virusin Covid-19, duke njoftuar sot se mbulon me nevojën për vaksinim të gjithë shtetasit e saj.

Në një informacion të bërë publik në Uashington, autoritetet amerikane thanë se bllokuan për shtetasit amerikanë, një të tretën e 1 miliard dozave të para të planifikuara për vaksinën eksperimentale ndaj COVID-19 të kompanisë “AstraZeneca”. Për prodhimin e këtyre vaksinave, Departamenti Amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore thotë se pagoi 1.2 miliardë dollarë, bazuar në kërkesën e Presidentit Donald Trump për një vaksinë kundër koronavirusit.

Rezervimi i sasisë u bë teksa Departamenti Amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore akordoi 1.2 miliardë dollarë për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinave nga kompania britanike "AstraZeneca" duke bllokuar mëse 300 milionë doza për Shtetet e Bashkuara.

"Kjo kontratë me AstraZeneca është një gur themeli i rëndësishëm drejt një vaksine të sigurt, efektive, të disponueshme gjerësisht deri në vitin 2021", tha sekretari për Shëndetësinë, Aleks Azar.

Vaksina, e njohur më parë si ChAdOx1 nCoV-19 dhe tani si AZD1222, u zhvillua nga universiteti i Oksfordit, por e drejta për tregtimin e saj i është dhënë kompanisë farmaceutike "AstraZeneca". Marrëveshja e arritur nga SHBA lejon një fazë të vonë prove klinike të vaksinës me 30,000 amerikanë.

“AstraZeneca” me qendër në Angli njoftoi se ka lidhur marrëveshje për të paktën 400 milionë doza të vaksinës dhe ka siguruar një kapacitet prodhues prej 1 miliard dozash duke parashikuar që dërgesat e para të nisë t’i shpërndajë në muajin shtator 2020.

Imuniteti ndaj koronavirusit është i pasigurt dhe përdorimi i vaksinave është i paqartë deri sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat