Klinika e Onkologjisë ofroi 40 mijë shërbime mjekësore për 9 javë

Shëndetësia

Klinika e Onkologjisë ofroi 40 mijë shërbime mjekësore për 9 javë

Më: 24 maj 2020 Në ora: 12:25
Ilustrim

Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkundër situatës së krijuar me Covid-19, ka vazhduar me ofrimin e shërbimeve mjekësore për pacientët me kancer.

Bazuar në raportimet nga kjo klinikë, vetëm për 9 javë janë ofruar 40 mijë shërbime të ndryshme mjekësore për pacientët.

Nga raporti njoftohet se prej tyre janë ofruar 4 mijë e 500 shërbime të kimioterapisë, 4 mijë e 200 mjekime me kimioterapi intravenoze.

“Numri i pacientëve që marrin shërbime të kimioterapisë brenda dite është rreth 150”.

“Po ashtu, kishte 250 seanca të rrezatimit brenda jave, ku brenda dite rrezatohen deri në 50 pacientë. Në total, për këtë periudhë kohore kishte rreth 2 mijë seanca rrezatimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat