E keni ngrënë gabim: Ja si duhet shijuar maksimalisht akullorja

Shëndetësia

E keni ngrënë gabim: Ja si duhet shijuar maksimalisht akullorja

Më: 24 maj 2020 Në ora: 19:31
Ilustrim

Deri më tani, rezulton se në të vërtetë e keni ngrënë akulloren në mënyrë të gabuar, sipas markës së akullores me kalori të ulët ‘Oppo Brothers’.

Firma në fjalë, në partneritet me shkencëtarin shqisor Dr Sarah Kemp kanë sjellë në jetë formulën e saktë se si duhet të konsumohet akullorja, për të maksimizuar shijën e saj, shkruan Daily Star.

Formula shkencore se si të hani akullore është: (i @ -14 ° C + ½S + UDS + 12s) x 2 = MF *.

Si zbërdhehet kjo? Ndiqini shtatë hapat e mëposhtëm:

1. Lëjeni akulloren të shkrihet në enën qëndruese për 15 minuta, që të arrijë në -14 gradë Celcius;

2. Ndajeni një copëz të mjaftueshme të akullores sa për të arritur që ta merrni me lugë çaji;

3. Vendoseni lugën e çajit me akullore me kokë poshtë kur e futni në gojë, në mënyrë që akullorja të prekë gjuhën; fillimisht

4. Rrotullojeni akulloren përreth gojës dhe shijojeni ndjesinë e butë të saj;

5. Merrni frymë nëpërmjet gojës, në mënyrë që shija të arrjië në të gjithë receptorët;

6. Para se ta çoni në organizëm, mbajeni akullorën në gojë për 12 sekonda për ta shijuar maksimalisht dhe

7. Përsëriteni procedurën.

Dr Sarah Kemp, eksperte e shijeve dhe shkencëtare shqisore, deklaroi se “shijaështë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe arritja maksimale e saj është po aq e rëndësishme, e sidomos tek akulloret”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat