Të gjitha ilaçet natyrale në një vend: Kështu ka trajtuar sëmundjet profetja e famshme Baba Vanga!

Shëndetësia

Të gjitha ilaçet natyrale në një vend: Kështu ka trajtuar sëmundjet profetja e famshme Baba Vanga!

Më: 27 maj 2020 Në ora: 07:39
Ilustrim

Të gjitha ilaçet natyrale në një vend: Kështu ka trajtuar sëmundjet profetja e famshme Baba Vanga!

Parashikuesja e famshme e verbër ka pasur ilaçin nga natyra për çdo sëmundje

Parashikuesja më e famshme botërore, Baba Vanga, nuk ka pasur probleme me mjekësinë moderne, mirëpo vetë kurrë nuk ka kërkuar ndihmë nga ajo.

Baba Vanga, e cila vdiq në moshën 85 vjeç, në vitin 1996, njihej gjithashtu si ‘Nostradamusi i Ballkanit’.

Aknet

▪ Para se të shkoni të flini gjumë, qitni në fytyrë kompresën – leckë pambuku apo gazë të cilën më parë e keni njomur në ujë në të cilin keni zier bimët e shkumëzës, balsamit dhe shtogut.

Alergjia

▪ Një lugë të vogël pelini të thatë njomeni në një filxhan të vogël me ujë të ftohtë dhe lëreni gjatë natës, në mëngjes kullojeni dhe pini tri herë në ditë pas racionit, ashtu që një lugë të madhe të ujit ta përzini me pak mjaltë.

Për pengimin e alergjisë: pini nga një gotë të vogël në ditë verë pelini gjatë pranverës.

Grumbullo të dhëna shpejt dhe lehtë përmes Pyper

E SPONSORUARSHIKO VIDEON

Anemia

▪ Bluani 100 gramë fruta të thata mullage.
▪ Gjysmë luge të atij pluhuri përzieni në një gotë qumësht të freskët delesh dhe pini një herë në ditë.
▪ Për shije më të këndshme mund të shtoni pak mjaltë.

Artriti

▪ Në sasi të madhe uji zini 10 rrënjë ciklamine.
▪ Atë përzierje qiteni në vaskë dhe kur të ftohet deri në temperaturë të përshtatshme, hyni në vaskë.
▪ Uji do të duhej ta mbulojë gjithë trupin, andaj shtrijuni në vaskë derisa të mos ftohet.
▪ Procedura do të duhej të përsëritej 10 herë, ashtu që të njëjtën përzierje mund ta përdorni dy herë (të ringrohur).

Artriti (receta 2):

▪ Zieni 20 rrënjë ciklamine në 10 litra ujë.
▪ Çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje njomeni më parë këmbët, pastaj edhe duart në atë dush, dhe në fund qitni në kokë tri herë.

Astma

▪ Pini çaj nga lule thundërza (lëpusha, mjekra e dhisë, lëpusha, fletë të bardha lëpushe).

Dhembjet e shpinës

▪ Lyeni shpinën me mjaltë, dhe gjatë masazhit lëkurën tërhiqeni në drejtimin lart.

Dhembjet e gjoksit, te femrat (çekuilibri hormonal)

▪ Bëni kompresë nga lëngu i zier të pelinit dhe thundërza.
▪ Njomeni leckën e pambukut në atë ujë, kullojeni dhe mbështillni gjithë gjirin.
▪ Sipër qitni fashë të lehtë që të mbajë leckën me kompresat dhe lëreni gjatë gjithë natës.

Dhembjet e lukthit (të shoqëruara me krupë dhe vjellje pas konsumimit të ushqimit të yndyrshëm)

▪ Përzini lëngun e gjysmës së limonit me gjysmë luge të vogël sodë bikarbonati dhe pini.

Dhembjet e këmbëve

▪ Pasi që t’i keni larë mirë këmbët në ujë të vakët, lyeni me yndyrë derri dhe mbathni çorape të lehta pambuku dhe flini me to.

Dhembja e lukthit

▪ Përgatitni çaj nga borziloku, kamomili dhe nenexhiku i gjelbër.
▪ Në 600 ml ujë qitni një lugë supe çaj që të vlojë tre minuta.
▪ Pini nga një filxhan të vogël pas ushqimit.

Përflakja e bronkeve

▪ Zieni një fletë dafine në 100 ml ujë, derisa gjysma e ujit të avullojë.
▪ Tri herë në ditë merrni nga një lugë.

Bronkiti

▪ Qëroni një qepë dhe hiqjani mesin dhe mbusheni me një lugë sheqer.
▪ Çdo ditë hani nga një qepë të përgatitur në këtë mënyrë.

Bronkiti kronik

▪ Çdo mëngjes pini nga një filxhan të vogël çaj nga kumaku në lukth të thatë.

I thati

▪ Bëni një pogaçe të vogël nga mielli i thekrës, qumështi dhe djathi i freskët.
▪ Vendoseni në vendin keni dhembje gjatë natës.

Diabeti, gjendja fillestare

▪ Njomni majat e manave, kulloni dhe pini gjatë ditës.

Ekzema

▪ Një buqetë lulesh të fushës zieni dhe atë qiteni në vendin me puçërr në lëkurë.

Gastriti

▪ Çdo mëngjes në lukth të thatë pini një filxhan të vogël çaj nga shelgu i bardhë.
▪ Pastaj pini një filxhan qumësht.

Dhembja e kokës

▪ Lani kokën në ujin në të cilin më parë keni zier marajën.

Dhembja e kokës me dhembje të veshëve

▪ Bëni karamele nga 1 lugë sheqer.
▪ Kur të marrë ngjyrën e errët, qitni një gotë ujë, përzieni dhe pini sapo karamelja të shkrihet tërësisht. ▪ ▪ Pini një deri në dy filxhanë të vegjël në ditë.

Kërpudhat në këmbë dhe aroma e pakëndshme

▪ Zini kafe të fortë dhe disa herë futni gishtat në kafe, bashkë me fundërrinën e kafes.

Kërpudhat në gishtat e këmbëve

▪ Lani mirë këmbët dhe njomni në uthull vere.
▪ Flini me çorape të pastra të cilat më parë i keni njomur në uthull.

Përflakja e fytit

▪ Bëni çaj nga trumza, kamomili dhe shqemja.
▪ Pini gjatë ditës.

Ngërçet

▪ Flini në jastëk të mbushur me sanë mali.

Imuniteti

▪ Një herë në muaj lajuni me ujin në të cilin keni zier trumzën.

Përflakja e vezoreve

▪ Zieni lakrën e freskët, qitni qumësht.
▪ Femra duhet të qëndrojë një kohë mbi atë avull.

Mëlçia e sëmurë

▪ Bëni pluhur nga 100 gramë bar cubi.
▪ Shtoni 100 gramë miell dhe ujë dhe bëni qull.
▪ Nga qulli bëni 60 toptha të vegjël.
▪ Thani dhe mbani në vend të ftohtë.
▪ Para se të filloni të merrni në mënyrë orale, patjetër pini njëherë magnez-sulfat (kripë e hidhur) për pastrim.
▪ Një muaj nga një topth çdo mëngjes dhe mbrëmje.

Shtypja e lartë e gjakut

▪ Në një gotë qitni një lugë veshtull të bardhë dhe qitni sipër ujë të ftohtë deri në grykë.
▪ Lini gjatë natës dhe pini në mëngjes në lukth të thatë vetëm lëngun.

Rrahja e fortë e zemrës

▪ Njomni një kokërr sheqer në një gotë ujë dhe pini.

Rrahja e zemrës në bazë nervore

▪ Gërryeni lëvore limoni 500 gr, shtoni 200 gramë mjaltë dhe 40 bërthama të bluara kajsie.
▪ Merrni nga një lugë në mëngjes dhe në mbrëmje.

Migrena:

▪ Në 600 ml ujë të vluar qitni tri lugë anason dhe zieni pesë minuta.
▪ Pini tri herë në ditë nga një filxhan të vogël para ushqimit.

Pagjumësia

▪ Futni në jastëk sanë livadhesh apo kulpër dhe flini.

Temperatura

▪ Zieni rrushin e thartë në ujë dhe me të lageni të sëmurin.
▪ Pastaj lyeni me yndyrë derri dhe me raki rrushi.

Venat e zgjeruara

▪ Në dy gota ujë të ftohtë qitni një lugë hi nga druri i qarrit dhe lini të qëndrojë gjatë natës.
▪ Në mëngjes me kujdes ndani ujin e kthjellët dhe pini nga një lugë në mëngjes dhe në mbrëmje pas ushqimit, derisa të pini gjithë sasinë.

Sinuset

▪ Gjatë dy deri tri ditë një herë në ditë në të dy vrimat e hundës qitni nga disa pika qumësht lope.

Sëmundjet e zemrës, mbrojtja

▪ Katër herë në vit katër ditë rregullisht pini çaj nga lulet e murrizit.

Kapsllëku:

▪ Piqni një mollë dhe lyejeni me karamele. Pini të ftohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat