Studimi sugjeron se koronavirusi fshihet në organin gjenital, një arsye më shumë pse vdesin më shumë meshkujt

Shëndetësia

Studimi sugjeron se koronavirusi fshihet në organin gjenital, një arsye më shumë pse vdesin më shumë meshkujt

Më: 30 maj 2020 Në ora: 06:32
Ilustrim

Testikujt e meshkujve mund të jenë një strehë për koronavirusin! Është kjo ajo që sugjeron një studim amerikan i kryer nga Montefiore Health System dhe Albert Einstein College of Medicine, në bashkëpunim me spitalin e sëmundjeve infektive Kasturba, në Mumbai të Indisë.

Studimi, sugjeron një element shtesë se pse koronavirusi godet më shumë pacientët meshkuj.

Kur Covid-19 hyn në trup, ai lidhet me receptorin njerëzor ACE2, (enzimë e lidhur me transformimin e angiotenzinës), e cila përbën pikën hyrëse në qelizat njerëzore të virusit Sars-Cov-2. ACE2 zbulohet në mushkëri, zorrë dhe indet kardiake. Por sipas studimit, është i pranishëm edhe në testikujt e meshkujve.

Ndërkohë në indet vezore, përqendrimi është dukshëm më i ulët. Të dhënat globale tregojnë vdekshmëri më të lartë te burrat dhe studimi shton një hap tjetër në këtë drejtim: 20 pacienteve femra iu desh mesatarisht 4 ditë për tu shëruar nga virusi, ndërsa meshkujve 6 ditë.

Përfshirja e testikujve, siç thuhet në Los Angeles Times, nxit profesorin Aditi Shastri, një onkolog në Qendrën Mjekësore Montefiore, për të mos përjashtuar një hipotezë të mëtejshme: “Unë do ta mbaja absolutisht në konsideratë hipotezën që virusi mund të qëndrojë në lëngun seminar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat