Gratë që bëhen nëna në pranverë ose dimër preken më pak nga depresioni pas lindjes

Shëndetësia

Gratë që bëhen nëna në pranverë ose dimër preken më pak nga depresioni pas lindjes

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 13:38
Ilustrim

Gratë që bëhen nëna në dimër apo në pranverë kanë më pak gjasa për t’u prekur nga depresioni pas lindjes, thonë ekspertët amerikan, raporton “The Guardian”.

Studimi i ekspertëve amerikan  thotë se gratë që e përjetojnë ankthin apo depresionin pas lindjes shoqërohen me ndjenja të tilla, si me mungesë të koncentrimit, mërzi dhe me mungesë të pushimit cilësor.

Depresioni pas lindjes kryesisht ndodhë për shkak të ndryshimeve hormonale dhe lodhjes së madhe që përjetojnë nënat në ditët e para pas lindjes.

Dr.Jie Zhou, nga spitali Brigham & Women në Boston të Massachusetts, tha se hulumtuesit tentuan të gjejnë forma për të parandaluar depresionin e grave pas lindjes.

“Ne donim të kuptojmë nëse ka disa faktorë që ndikojnë në rrezikun e zhvillimit të depresionit pas lindjes që mund të shmanget për të përmirësuar shëndetin e grave, si fizikisht ashtu edhe psiqikisht” tha ai.

Ekipi shqyrtoi të dhënat mjekësore të 20 mijë e 167 grave që lindën në mes të qershorit 2015 dhe gushtit 2017. Pse lindja në dimër apo në pranverë ka efekt pozitiv ende nuk dihet, thanë hulumtuesit.

Ekspertët thonë se pas lindjes së një fëmijë, është e zakonshme që nënat të përjetojnë një shqetësim të vazhdueshëm se diçka mund të ndodhë, por këto ndjenja janë shpesh të paarsyeshme.

Mendohet se ka disa faktorë që ndikojnë në paraqitjen e depresionit pas lindjes, eksperët listojnë disa nga ato.

“Rënie e nivelit të estrogjenit ose të progresteronit, përvoja të mëparshme me ankthin apo depresionin, ndonjë ngjarje e rëndë familjare, ekspozimi ndaj toksinave, dietë e pashëndetshme, e të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat