A duhet të pini ujë para gjumit

Shëndetësia

A duhet të pini ujë para gjumit

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 19:23
Ilustrim

Kur është fjala për gjumin, të gjithë kanë rutinën dhe shprehitë e tyre. Shumë njerëz pinë ujë para se të flenë ose mbajnë një shishe ujë pranë krevatit për të shuar etjen gjatë natës.

Ndërsa shumë thonë se duhet të pini ujë para gjumit, të tjerët thonë që nuk duhet. Ka një arsye pse nuk këshillohet të pish ujë para gjumit.

Të pish ujë para se të flesh, në fakt mund të ndikoj që gjatë natës të mos bësh një gjumë të qetë siç duhet, pasi që ju do të keni nevojën e urinimit gjatë gjithë natës.  Prandaj cikli i gjumit mund t’iu prishet. Për këtë arsye shumë doktorët këshillojnë që të paktën dy orë para gjumit nuk këshillohet të pish ujë. Në këtë mënyrë ju zbrazni fshikëzën e urinës dhe nuk do të zgjoheni gjatë natës.

Ndoshta e gjithë kjo mund të tingëlloj si e pakuptimtë, mirëpo nëse zgjohesh gjatë natën të paktën një herë çdo natë, atëherë nuk do të flesh aq orë sa të çlodhesh apo aq sa ka trupi nevojë.

Mungesa e gjumit mund të shkaktojë shumë probleme më vonë, kështu që kjo këshillë duhet të merret në konsideratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat