‘Pija mrekullibërëse’, 5 arsye pse duhet të pini ujë me limon çdo ditë

Shëndetësia

‘Pija mrekullibërëse’, 5 arsye pse duhet të pini ujë me limon çdo ditë

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 22:33
Ilustrim

Limoni është i pasur me ushqyes dhe sjell një numër të madh benefitesh për organizmin. Prandaj uji me limon këshillohet të pihet në çdo stinë. Por gabimi që shumë njerëz bëjnë është që e pijnë esëll në mëngjes. Kjo gjë është tërësisht e gabuar, pasi mund të irritojë stomakun për shkak të aciditetit të lartë që limoni ka.

Gjëja më e mirë që mund të bëni është që të pini nga pak pas çdo vakti. Nëse deri më tani e keni pirë ujin me limon sepse doni të dobësoheni, atëherë po ju japim edhe disa arsye të tjera.

Perfekt kundër sëmundjeve të stinës

I pasur me vitaminë C, uji me limon është një prej ilaçeve natyralë më të mirë që ndikon në forcimin e sistemit imunitar.

Pakëson dhimbjet e kyçeve

Përveç vitaminës C, uji me limon është i pasur edhe me kalcium, që do të thotë se ju bën mirë për shëndetin e kockave. Kush vuan nga dhimbjet e kyçeve, do të vinte re një përmirësim nëse për 3 javë do të bënte një “terapi të ujit me limon”.

Parandalon diabetin

Kjo pije ka fuqitë “magjike” të rregullojë nivelet e sheqerit në gjak.

Përmirëson tretjen

Nëse pihet pas vakteve, uji i ngrohtë me limon mund të përmirësojë tretjen falë pranisë së acidit citrik.

Ju dobëson

Arsyeja pse të gjithë e adhurojnë ujin me limon është sepse ndikon në reduktimin e peshës trupore. Sigurisht që nuk po flasim për një pije mrekullibërëse, por nëse shoqërohet me aktivitet fizik dhe me dietën e duhur, mundëson uljen e peshës, pasi djeg yndyrnat në trup. Kjo pije gjithashtu të krijon ndjesinë e ngopjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat