Lodhja nga karantina, shkaku se përse është ulur vigjilenca në gjithë botën

Shëndetësia

Lodhja nga karantina, shkaku se përse është ulur vigjilenca në gjithë botën

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 07:09
Ilustrim

Nëse e gjeni veten që nuk dezinfektoni më duart, nuk duroni maskën, apo jeni zbutur përballë udhëtimeve të panevojshme, nuk jeni vetëm. Ky fenomen i pavetëdijshëm është praktikisht “lodhje nga kujdesi i madh” dhe fajin për këtë e ka truri.

Me siguri keni qenë tejet të kujdesshëm gjatë pandemisë, duke ndjekur me rreptësinë më të madhe çdo masë të mundshme që ndihmonte të mbahej larg infektimi, për veten dhe njerëzit e afërt. Por pas disa muajsh të tillë, papritur nuk duron më. Çfarë po ndodh? Ekspertët thonë se “sfilitja nga kujdesi i tepërt” shfaqet me motivim të ulët apo mungesë dëshire për t`i respektuar në vazhdim rregullat e sigurisë.

“ Kjo reflektohet atëherë kur nuk i durojmë më paralajmërimet, nuk besojmë se ato janë të rëndësishme ose e minimizojmë rrezikun aktual”, thotë Jacqueline Gollan nga shkolla e Mjekësisë e Northwestern University Feinberg. “ Kur kjo ndodh, ne reshtim së zbatuari rregullat dhe injorojmë veprime të tilla si larja e duarve, mbajtja e maskave apo izolimi social”, shton ajo.

Lodhja nga kujdesi i tepërt është vënë re dhe në situata të mëparshme të jetës së përditshme, si ato kur injorohet një lloj alarmi dhe nuk merret seriozisht vetëm sepse është dëgjuar dhe më parë. Kjo gjendje mendore ndodh për disa arsye, përfshirë stresin kronik, uljen e ndjeshmërisë ndaj paralajmërimeve dhe pamundësinë për të përpunuar informacione të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat