Testet e antitrupave nuk kanë rëndësi të madhe për momentin. Por, kjo mund të ndryshojë së shpejti

Shëndetësia

Testet e antitrupave nuk kanë rëndësi të madhe për momentin. Por, kjo mund të ndryshojë së shpejti

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 13:25
Foto Ilustrim

Në studimin më të madh deri më tani mbi antitrupat që prodhohen nga njerëzit që shërohen nga CoViD-19, hulumtuesit kanë zbuluar disa fakte të reja që mund të kenë implikime të mëdha jo vetëm për të kuptuar se sa efektive mund të jenë trajtimet e bazuara në antitrupa, por po ashtu edhe mbi kuptimsinë e rezultateve të testeve të antitrupave.

Për momentin, shumica e njerëzve që bëjnë teste të antitrupave duan ta kuptojnë nëse kanë qenë të infektuar me CoViD-19 apo jo, pasi që shumica përjetojnë simptoma të lehta apo nuk përjetojnë fare simptoma nga sëmundja. Por, këto informacione në teori mund të jenë të rëndësishme për t’iu përgjigjur shumë pyetjeve rreth CoViD-19. Për ekspertët e shëndetësisë  publike, rezultatet e këtyre testeve janë të rëndësishme për të krijuar një ide mbi prezencën e CoViD-19 në komunitete specifike dhe sa i përhapur ka qenë apo sa i përhapur mund të jetë në të ardhmen sëmundja. Por, testet e antitrupave mund të ndihmojnë edhe në mënyra tjera për të monitoruar dhe kontrolluar pandeminë gjatë muajve në vazhdim.

Në një studim të publikuar në Med R Xiv, një grup nga Instituti i Hulumtimeve Lindsley F. Kimball në Qendrën e Gjakut në New York kanë analizuar 370 mostra të plazmave të dhuruara nga njerëz të shëruar nga CoViD-19 dhe kanë arritur deri tek disa konkluzione surprizuese. Hulumtuesit kanë përdorur disa metoda të ndryshme të testimit të antitrupave, për të dokumentuar nivelet e antitrupave të sistemit imunitar në ata pacientë, të krijuara për të luftuar virusin pas CoViD-19, SARS-CoV-2. Ata pastaj testuan këta antitrupa kundër virusit në një laboratorë, për të parë nëse ato në fakt arrijnë të neutralizojnë virusin.

88% e njerëzve kishin prodhuar nivele të ndryshme të antitrupave kundër virusit, por 10 % prej tyre kishin nivele të larta me aftësi për të neutralizuar versionin laboratorikë të virusit. Në anën tjetër, 17% nuk prodhuar gati fare antitrupa.

Kjo na mundëson të kuptojnë që imuniteti natyralë ndaj SARS-CoV-2 mund të jetë më i komplikuar se sa ideja që të gjithë që infektohen me CoViD-19 janë të mbrojtur nga ri-infektimi. Nevojiten që të kryhen edhe studime të tjera në mënyrë që të kuptohet se pse të shëruarit kanë nivele kaq të ndryshme të antitrupave, dhe se si kjo ndikon në aftësinë e tyre për të luftuar infeksione të ardhshme me virusin.

Këto rezultate, po ashtu na tregojnë që mund të ekzistojnë mënyra të ndryshme për të luftuar infeksionin me SARS-CoV-2. Pasi të gjithë njerëzit në studim ishin shëruar nga sëmundja, atëherë kuptohet që disa nga ta janë mbështetur në sistemin imunitar për të luftuar sëmundjen, ndërsa disa të tjerë kanë luftuar infeksionin përmes llojeve tjera të qelizave.

Nëse mblidhen më shumë të dhëna rreth niveleve të antitrupave tek pacientët dhe të shëruarit, mjekët mund të arrijnë që së shpejti të përcaktojnë se çfarë niveli i antitrupave ofron më shumë mbrojtje nga ri-infektimi me CoViD-19, dhe të ndajnë këto informacione me pacientët, që do e dinin se sa të cenueshëm janë për tu ri-infektuar apo në rast se ri-infektohen.

Nëse përmes testeve të antitrupave mund të identifikohen njerëzit me kapacitet më të ulët për të neutralizuar virusin, dhe ata me aftësi më të madhe për të bërë këtë, atëherë kontrolli i shpërndarjes së CoViD-19 do të jetë më i lehtë.

Për momentin studiuesit janë duke krahasuar nivelet e antitrupave të pacientëve me simptomat e tyre, për të krijuar një ide edhe më të gjerë mbi mënyrën se si sistemi imunitar i njerëzve të ndryshëm lufton sëmundjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat