Vaksina eksperimentale kundër COVID-19 jep rezultate pozitive

Shëndetësia

Vaksina eksperimentale kundër COVID-19 jep rezultate pozitive

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 18:55
Ilustrim

Një kompani amerikane njoftoi sot për projektin e saj të vaksinimit kundër koronavirusit, administruar te 40 vullnetarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një komunikate, kjo kompani tha se vaksina ka dhënë rezultate pozitiv të sistemit imunitar tek 94% e pjesëmarrësve.

Vaksina injektohet nën lëkurë nga një gjilpërë, më pas aktivizohet nga një pajisje që ngjan me një furçë dhëmbësh, e cila jep një mini impuls elektrik, të një fraksioni të sekondës, duke lejuar ADN-në të depërtojë në qelizat e trupit dhe të përmbushë misionin e saj atje.

Vaksina Inovio, tashmë financuar nga departamenti amerikan i Mbrojtjes dhe nga OJQ-ja CEPI, njoftoi gjithashtu se ishte zgjedhur nga programi i presidentit amerikan, Donald Trump për të prodhuar qindra milionë doza vaksinash deri në janar të vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat