Pse disa persona ndihen të fryrë pas stërvitjeve

Shëndetësia

Pse disa persona ndihen të fryrë pas stërvitjeve

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Pse disa persona ndihen të fryrë pas stërvitjeve

Për secilin është normale që pas një stërvitje të ndihen më të lehtë dhe më energjikë. Por, disa persona mund të ndihen të fryrë pas stërvitjeve.

Ajo se çfare ndjeni pas në stërvitje intensive varet nga ushqimi juaj, hidratimi dhe madje nga ambient ne të cilin stërviteni. Gjithsesi disa faktorë të tjerë, të cilët shkaktojnë fryerje pas stërvitjes janë:

Dehidratimi– efektet e dehifrimit mund ta shkaktojnë stomakun tuaj të mbajë ujë për të kompensuar mungesën e tij. Kjo më pas mund të çoj në fryerje, si reagim i trupit ndaj mungesës së lëngjeve.

Hidratimi i tepërt– shumë ujë gjithashtu mund të jetë shkak i fryerjes. Pirja e tepërt e ujit gjatë ushtrimevemund të reduktoj sasinë e natriumit në trup. Gjithashtu pirja e shumtë e ujit bën që qelizat tuaja të mbajnë ujë, duke ju bërë të ndiheni më të fryrë.

Inflamacioni- një arsye tjetër, që njerëzit ndihen të fryrë pas stërvitjes internsive mund të jetë edhe inflamacioni. Ky proces ndodh kur trupi dërgon lëng shtesë në inde për të riparuar veten dhe për të mbështetur rimëkëmbjen.

Nxehtësia– përveç asaj që konsumoni para dhe gjatë stërvitjes, një rëndësi të madhe ka edhe ambienti ku stërviteni. Zonat që ju ekspozojnë ndaj nxehtësisë së tepërt mund t’iu bëj të ndiheni më të fryrë. Zakonisht kjo ndodh në mot të nxehtë ose kur stërviteni brenda ambienteve pa ventilimin e duhur. Kur djersitet, trupi lëshon më shumë natriun dhe ujë, gjë që mund të çojë në mbajtjen e ujit në organizëm, përkatësisht ndjenjën e fryerjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat