Befasojnë ekspertët: Në Europë qarkullon një tjetër lloj i virusit! - Bota Sot
Befasojnë ekspertët: Në Europë qarkullon një tjetër lloj i virusit!

Shëndetësia

Befasojnë ekspertët: Në Europë qarkullon një tjetër lloj i virusit!

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 09:29
Ilustrim

Covid 19 është një virus i ri dhe i panjohur për njerëzimin, e si i tillë, është rrethuar me enigma. Ka shumë pikëpyetje rreth tij, dhe sa herë që shkencëtarët zbulojnë dicka, del përsëri një gjë e re.

Këtë radhë thuhet se në Europë po qarkullon një variant i virusit që infekton shumë njerëz, por nuk përkeqëson gjendjen e tyre shëndetësore. Ky variant është quajtur “D614G”.

Në laborator u pa se kishte virulencë mjaft të lartë dhe duket se është bërë më mbizotërues.

Analizat e mostrave ndërkombëtare duket po ashtu se po tregojnë një ndryshim të rëndësishëm në popullatë ku shihet një mbizotërim i këtij shtami krahasuar me atë që ishte variant original, i cili besohet se ka pësuar mutacion

. Lajmi i mirë në këtë mes është se studimi po tregon që version D614G nuk po shkakton sëmundje serioze tek pacientët.

Image
Virusi
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat