Përfitimet e Omega 3, ja si t’i merrni në mënyrë të shëndetshme - Bota Sot
Përfitimet e Omega 3, ja si t’i merrni në mënyrë të shëndetshme

Shëndetësia

Përfitimet e Omega 3, ja si t’i merrni në mënyrë të shëndetshme

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 07:09
Foto ilustrim

Acidet yndyrore omega-3 janë kryefjala e një regjimi të shëndetshëm ushqimor për shëndetin e zemrës dhe jo vetëm. Kërkimet shkencore, sugjerojnë se konsumi i rregullt i ushqimeve të pasura me omega-3, ul rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet e zemrës.

Mënyrat Për Të Përfituar Më Shumë Omega-3 Nga Ushqimet
Nëse dëshironi të merrni sa më shumë nga përfitimet shëndetësore të acideve yndyrore omega-3, atëherë ndiqni këshillat e mëposhtme:

Hani Peshk Dy Herë Në Javë
Mjekët rekomandojnë ngrënien e dy racioneve me peshk të pasur me acide yndyrore për të paktën dy herë në javë.

Zgjidhni Peshkun E Duhur
Peshqit e rritur në ujëra të ftohta siç janë salmoni, sardelet, trofta, skumbria dhe harenga përmbajnë nivelet më të larta të acideve yndyrore. Gocat e detit, midhjet dhe gaforret përmbajnë gjithashtu sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-3.

Gatimi i Duhur i Peshkut
Pjekja, zierja ose zgara duke përdorur erëza, barishte dhe lëng limoni është mënyra më e mirë për të gatuar peshkun. Këshilla është se, nëse përdorni vaj, përpiquni të zgjidhni alternativë të shëndetshme, siç është vaji i ullirit. Nëse e skuqni apo e kavërdisni me gjalpë, peshku nuk do të jetë më mik i zemrës suaj dhe nuk do të sjellë asnjë përfitim.

Vlerat e Omega 3 Për Organizmin
Yndyrnat në gjak
Acidet yndyrore Omega 3 ulin nivelet e larta të triglicerideve. Duke pasur nivele të larta të tyre në gjak, rrezikoheni nga sëmundjet e zemrës.

Reumatizma
Omega-3 rrit efektivitetin e barnave anti-inflamatore.

Depresioni
Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë zbuluar se personat që konsumojnë ushqime me nivele të larta të omega-3 kanë nivele të ulëta të depresionit. Vaj i peshkut, apo acidet yndyrore omega 3 rrisin efektet e barnave kundër depresionit dhe mund të ndihmojnë kundër simptomave depresive të çrregullimit bipolar.

Zhvillimi i Fëmijës
Omega 3 është shumë i rëndësishëm për zhvillimin vizual dhe nervor te fëmijët e vegjël.

Azma
Një dietë e pasur me omega-3 përmirëson funksionimin e mushkërive dhe ul inflamacion, një komponent kyç tek personat që vuajnë nga azma.

Alzheimer dhe Skleroza
Disa studime kanë treguar se omega-3 ndihmon në mbrojtjen kundër sëmundjes Alzheimer dhe sklerozës dhe ka një efekt pozitiv në humbjen graduale të kujtesës, që lidhet me plakjen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat