Shenjat që jep trupi dhe si të kuptoni dhimbjen e apandesitit

Shëndetësia

Shenjat që jep trupi dhe si të kuptoni dhimbjen e apandesitit

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Në ditët e sotme, sa herë që kemi një dhimbje ose problem shëndetësor, gjëja e parë që bëjmë është të kërkojmë në internet.

Duke qenë se çdo dhimbje është specifike dhe ka padyshim një shkak, interneti nuk mundet të na e tregojë as sqarojë, sepse çdo problem mund të diagonstikohet vetëm nga mjeku.

Çfarë  është apendiksi?

Apendiksi është një organ i vogël në formën e gishtit që ndodhet në anën e poshtme të djathtë të abdomenit.

Në moshë të vogël, apendiksi është shumë i dobishëm për sistemin imunitar.

Ai ndihmon trupin të luftojë sëmundjet.

Me kalimin e moshës, apendiksi resht së funksionuari dhe është i panevojshëm.

Çfarë është apandesiti

Apandesiti është një sëmundje që shkaktohet nga bllokimi dhe inflamacioni i apendiksit.

Ky inflamacion shkakton vështirësi në rrjedhën e gjakut.

Organi mund të shpërthejë duke e shpërndarë infeksionin në pjesë të tjera të sistemit tretës.

Nëse apandesiti nuk trajtohet në kohë, mund të jetë vdekjeprurës.

Cilat Janë Simptomat e Apandesitit

Apandesiti shfaqet me shumë simptoma, por ato kryesoret janë:

Dhimbje të forta barku,

Të vjella dhe të përziera,

Konstipacion ose diare,

Fryrje abdominale

Temperaturë dhe ethe

Humbje e oreksit

Si të kuptoni nëse ka shpërthyer apendiksi

Për fat të mirë, apendiksi nuk shpërthen pa paralajmërim.

Sipas mjekëve, njeriu përballet si fillim me simptomat e mësipërme dhe më kryesorja është dhimbja e mprehtë e barkut përreth kërthizës dhe me drejtim në anën e djathtë të poshtme të barkut.

Pra, dhimbja e fortë që shpërndahet në zonën e stomakut është shenja më kryesore.

Dhimbja përshkruhet si e padurueshme dhe duket sikur bëhet më e fortë pas çdo lëvizjeje.

Kolla apo tështima mund ta përkeqësojnë atë.

Nëse mendoni se apendiksi juaj ka shpërthyer ose është shumë pranë shpërthyerjes atëherë duhet të nxitoni menjëherë drejt spitalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat