Nga bulmeti tek ëmbëlsirat ja cili është grupi i ushqimeve që kanë tendenca akneike

Shëndetësia

Nga bulmeti tek ëmbëlsirat ja cili është grupi i ushqimeve që kanë tendenca akneike

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 20:19
Ilustrim

Dieta ushqimore luan një rol  të rëndësishëm në shfaqjen e puçrrave, edhe pse nuk është vetëm ushqimi shkaktar i tyre. Mbajtja e një ditari me ushqimet që keni ngrënë gjatë ditës dhe me problemet e fytyrës do ju ndihmojë që të identifikoni ushqimet problematike për ju. Një studim i fundit tregoi se njerëzit që kishin probleme me puçrrat konsumonin shumë bulmet, ëmbëlsira dhe qumësht me kakao. Edhe karbohidratet e përpunuara janë ushqimet që duhen shmangur me patjetër.

Nëse nga dieta juaj hiqni 10% të këtyre ushqimeve, do të ulni edhe veprimtarinë e hormoneve që e bëjnë lëkurën tuaj të yndyrshme. Rrjedhimisht, do të ulni edhe numrin e puçrrave.

1.Proteinat 

Nga proteinat marrim aminoacidet, që janë thelbësore për ndërtimin e qelizave të lëkurës, flokut dhe thonjve. Proteinat luajnë rol të madh edhe në prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, të nevojshme për një pamje rinore të lëkurës. Burim i mirë proteinash janë mishi pa dhjamë, peshku, soja, veza dhe fasulet.

2.Yndyrnat

Yndyra e mirë është një burim i rëndësishëm energjie dhe luan rol edhe në shëndetin e lëkurës. Ndihmon lëkurën të prodhojë yndyrën e vet ose lipidet, që luajnë rolin e barrierës kundër humbjes së ujit. Yndyrnat e mira janë vaji i ullirit, vaji i peshkut, avokado dhe arrat.

3.Bulmeti 

Prodhimet e bulmetit mund ta përkeqësojnë situatën e puçrrave sepse bagëtia prej nga vjen bulmeti ushqehet me hormone që rrisin prodhimin e qumështit. Nëse gjurmë të këtyre hormoneve gjenden në djathë, gjalpë apo qumësht, është e sigurtë që puçrrat do të përkeqësohen.

4.Sheqeri 

Tortat, pastat apo karamelet kanë përmbajtje të lartë glicemike dhe mund të përkeqësojnë puçrrat në fytyrë. Ato e bëjnë këtë duke rritur aksionin “puçrra-formues” të hormoneve. Nëse jeni shumë të fiksuar pas çokollatës, konsumoni vetëm çokollatë të zezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat