Studimi i ri: Bllokimi i kolesterolit mund të ndalojë rritjen e tumoreve - Bota Sot
Studimi i ri: Bllokimi i kolesterolit mund të ndalojë rritjen e tumoreve

Shëndetësia

Studimi i ri: Bllokimi i kolesterolit mund të ndalojë rritjen e tumoreve

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 00:22
Foto ilustrim

Sipas një studimi të ri, bllokimi i depozitimit të kolesterolit mund të ndalojë rritjen e tumoreve kanceroze.

Shkencëtarët nga Laboratori “Spring Harbour”, në New York donin të zbulonin pse qelizat e kancerit të pankreasit prodhojnë sasi të mëdha të kolesterolit.

Shumica e qelizave prodhojnë aq kolesterol sa duhet, por studiuesit zbuluan se kanceri në pankreas fillon të krijohet gjatë procesit që krijon këto qeliza yndyrore.

Profesori David Tuveson tha: Kjo është e pazakontë, sepse rruga e kolesterolit është një nga rrugët më të rregulluara në metabolizëm. Qelizat e kancerit në pankreas duket se lulëzojnë nga kjo sintezë hiperaktive e kolesterolit. Ekipi mendon se kjo është ndoshta sepse ata po përfitojnë nga molekulat e tjera të krijuara nga e njëjta rrugë.

Kur studiuesit eliminuan enzimën përmes manipulimit gjenetik, qelizat u parandaluan që të konvertonin dhe ruanin kolesterolin e tyre. Në eksperimentet që u zhvilluan, ky proces pengoi plotësisht rritjen e tumorit, tek minjtë.

Studiuesit u shprehën se qelizat normale të pankreasit ishin në gjendje të funksionojnë pa enzimë, kështu që kjo gjë jep shpresë për trajtimin e kancerit të pankreasit.

“Shpresa është që studiuesit të jenë në gjendje të krijojnë një ilaç që bllokon në mënyrë selektive enzimën, duke dëmtuar qelizat e kancerit, por duke i lënë qelizat normale të shëndetshme”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat