A ndihmojnë klimat që koronavirusi të shpërndahet përmes ajrit? Kjo është e vërteta! - Bota Sot
A ndihmojnë klimat që koronavirusi të shpërndahet përmes ajrit? Kjo është e vërteta!

Shëndetësia

A ndihmojnë klimat që koronavirusi të shpërndahet përmes ajrit? Kjo është e vërteta!

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 13:15
Ilustrim

Duke u bazuar nga sëmundje tjera vdekjeprurëse që shpërndahen nga ajri, një ekspert i sëmundjes infective në Harvard tha se përdorimi i klimës mund të shpërndaj koronavirusin.

Edward Nardell, professor i mjekësisë dhe i shëndetësisë në Harvard tha që temperaturat e nxehta të verës mund të krijonë situata të ngjashme me ato në dimër, kur sëmundjet e frymëmarrjes kanë tendencë të rriten, duke i shtyrë njerëzit në ambiente të brendshme.

Gjatë verës të gjithë priren që të përdorin klimat për shkak të temperaturave të larta dhe kjo ndikon në përhapjen e Covid-19.

Megjithëse transmetimi i virusit SARS-CoV-2 është kuptuar të transmetohet nëpërmes pikave të kollitjes, teshtitjes ose gjatë bisedave.

Nardell tha se janë rritur provat që të paktën disa raste të Covid-19 ndodhin përmes transmetimit të ajrit. Kjo ndodh kur grimcat e virusit të përfshira në pikat më të vogla mbesin në ajër.

Transmetimi nga ajri mendohet të ketë qenë një faktor në përhapjen e koronavirusit në Hong Kong dhe në një restorant në Wuhan, Kinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat