Pasojat afatgjata nga koronavirusi: Pacientët përjetojnë këto simptoma pas shërimit

Shëndetësia

Pasojat afatgjata nga koronavirusi: Pacientët përjetojnë këto simptoma pas shërimit

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Një nga aspektet e coronavirus që po shqetëson mjekët janë pasojat afatgjata që po përjetojnë pacientët. Jeannie McGinnis ende po vuan, ndonëse kanë kaluar 17 javë pasi është infektuar me COVID-19.

“Unë isha e shëndetshme përpara se të prekesha nga virusi. Isha në gjendje që në palestër të bëja kickboxing.

Tani mezi mundem që për 5 minuta të bëj joga pa munduar e forcuar mushkëritë e mia. Shumë prej nesh po përjetojnë një përvojë të quajtur ‘shtrëngimi’ nga COVID-19, ku në mes të natës ose menjëherë pas një dremitjeje, ndërsa zgjoheni ju ndjeheni sikur dikush ju merr frymën, ju ndjeheni sikur po mbyteni deri në vdekje”, –
rrëfen Jeannie McGinnis, ish-paciente e COVID-19.

Në këtë qendër kërkimore në Yorkshire, në veri të Anglisë është krijuar një njësi speciale për të studiuar këtë anë të COVID-19. Drejtori qendrës shprehet se pasojat afatgjata të COVID-19 janë ende pak të njohura.

“Është ende sëmundja apo një nivel i ulët i saj? A është për shkak të inflamacionit që kemi parë si rezultat i reagimit të trupit ndaj luftimit të virusit? A është lodhja post virale apo diçka e ngjashme? E kështu ka shumë pika ku mund të arrihet në drejtim të hulumtimit dhe ne thjesht po përpiqemi të ndihmojmë”, – thotë Robert Copeland, drejtor i Qendra Kërkimore të Avancuar të Mirëqenies.

Shumë ekspertë mendojnë se më shumë se një në 10 pacientë që kanë vuajtur nga COVID-19, do të kenë simptoma edhe pas 30 ditësh e disa nuk do të jenë shëruar plotësisht, ndoshta edhe për muaj të tërë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat