Mjekimi specifik për Covid, flet mjekja: Çfarë ilaçesh duhet të përdorim si kurim

Shëndetësia

Mjekimi specifik për Covid, flet mjekja: Çfarë ilaçesh duhet të përdorim si kurim

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 06:14
Foto ilustrim

Prej disa muajsh, qëkur virusi covid 19 "pushtoi" botën, kanë ndryshuar shumë gjëra. Skema e mjekimit është më kryesorja, duke qenë se me kalimin e muajve shkenca identifikoi disa prej medikamenteve që ia dilnin të mbronin organizmin nga sulmi i virusit.

Mjekja Mirela Dhamo thotë se sapo një pacient konfirmohet me koronavirus, ai së pari duhet të marrë paracetamol, vitamino terapinë që përbëhet nga Vitamina C 1 gram me doza të mëdha magnezium, Zink vitaminat B. Po ashtu pacientit i rekomandohet të përdorë kortizonik si prednizolon betametazon.

Mjekja Dhamo thotë se për të shmangur mikrotrompet e pas kryerjeve të analizave specifike rekomandohet mjekimi me enoxiparinë ose xarelto si dhe lactobacile.

"E gjithë skema e mjekimit.nuk kryhet pa rekomandimin e mjekut pasi ai.përcakton qartë dozat e duhura. Kjo terapi nuk.mund të bëhet pa këshillimin e mjekut", tha Dhamo për "Shqip".

Më tej mjekja shton se nëse pacienti ka kollë ose probleme respiratore mjeku vlerëson dhënien e antibiotikëve vetëm një ose të kombinuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat