Këto janë shenjat që tregojnë se e keni kaluar Koronavirusin

Shëndetësia

Këto janë shenjat që tregojnë se e keni kaluar Koronavirusin

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 06:46
Foto ilustrim

Të gjithëve na ka ndodhur pas një tështime, një kolle apo një temperature, të mendojmë se mos jemi infektuar me Covid-19 apo jo. Pikat e mëposhtme do ju bëjnë të kuptoni nëse e keni kaluar Koronavirusin apo jo.

Megjithatë ju kujtojmë se vetëm testi serologjik mund të japë një përgjigje 100% reale.

Nëse keni qenë shumë sëmurë në shkurt!

Adam Spivak, një doktor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Utah në Salt Lake City, thotë se nëse keni qenë shumë sëmurë, midis periudhës janar-shkurtit, ka gjasë ta keni kaluar koronavirusin.

Nëse keni pasur ethe dhe kollë!

Nëse për disa ditë, në këtë periudhë, keni pasur ethe, kollë dhe lodhje të tepërt, ka shumë gjasa që ju ta keni kaluar virusin.

Papritur keni humbur nuhatjen dhe shijen e ushqimit!

Humbja e nuhatjes dhe e shijes, është një nga shenjat që dallon koronavirusin e ri. Rreth 66% e atyre që janë bartës me koronavirus, kanë këtë simptomë. Nëse krejt e papritur, edhe ju për një kohë keni humbur nuhatjen dhe shijen, mund të keni pasur Covid-19.

Nëse e gjithë familja u sëmur njëkohësit!

Nëse të gjithë familjarët, dikush më shumë dhe dikush më pak, ka përjetuar grip, por në të njëjtën periudhë kohë, ka gjasa që e gjithë familja të ketë qenë infektuar.

Nëse keni pasur shenja në lëkurë që ju shkaktonin kruajtje!

Është një nga simptomat që është zbuluar së fundmi, por e rëndësishme për të kuptuar nëse një person është infektuar me virus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat