A mund të infektohemi me COVID-19 përmes syve? Ja përgjigjet më të fundit nga mjekët ekspert

Shëndetësia

A mund të infektohemi me COVID-19 përmes syve? Ja përgjigjet më të fundit nga mjekët ekspert

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Deri më tani kemi mësuar se mund të  infektohemi me Covid-19 përmes hundës dhe gojës prandaj është rekomanduar mbatja e maskave.

Po përmes syve? A duhej të mbajmë syze ashtu siç po mbahet maska?

'Sigurishtë që është e mundur që një person të infektohet me Covid-19 përmes syve është shprehur Dr.Thomas Steinemann, një zëdhënës klinik i Akademisë Amerikane të Ophthalmology.

Ekzistojnë dëshmi të reja që njerëzit po e marrin virusin nga pika që janë në ajër  konfirmoi OBSh në fillim të këtij muaji.

Një nga mënyrat që këto pika të hyjnë në trup është dhe përmes syve.

Gjithashtu është e mundur që të infektoheni duke preku dhe një sipërfaqe të kontaminuara dhe më pas të prekni syrin kjo sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

'Po virusi ndodhet në ajër’ tha Steinemann për CNN. A mundet të hyjë në sy? Sigurisht.

'Por kontaktimi i virusit përmes syve ka të ngjarë të ndodhë më pak se ai përmes hundës dhe gojës' është shprehur Steinemann.

Gjithashtu Steineman deklaroi se një numër Iikonsiderueshëm po infektohen përmes syve mjekët ndoshta do të shohin më shumë pacient me Covid-19 që kanë 'sy të kuq” (megjithëse të kesh një sy rozë nuk do të thotë të kesh virusin).

Po si ndodh infektimi përmes syrit?

'Do të duhet të infektohet sipërfaqja e syirt tuaj dhe më pas të kaloj përmes lotëve në hundë. Nga hunda do të udhëtoj më pas në gojë ose në fyt dhe prej andej në rrugët e frymëmarrjes dhe në mushkëri' shpjegon Steineman.

Këtë e konfirmon gjithashtu dhe Anthony Fauci eksperti më i mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili në një intervistë të fundit deklaroi:  Teorikisht, duhet të mbroni të gjitha sipërfaqet mukozale. Kështu që nëse keni syze ose mburojë për sytë, duhet ti përdorni. Nuk rekomandohet në mënyrë universale. Por nëse vërtet doni të jeni i plotësuar,  duhet ti përdorni".

Dhe në fund Steinemann shtoi se mbulimi i syve duhet të praktikohet nga ata njerëz që nuk mund të ruajnë distancimin shoqëror ose në zonat ku ajri është i kontaminuar nga virusi siç janë spitalet ose qendrat e kujdesit shëndetsor  ose njërëzit që kujdesn për të sëmurët me Covid-19.

Por për një person në kushte të tjera mjafotn vetëm maska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat