Nxit tretjen, zvogëlon peshën trupore dhe mbron zemrën: Bëni super smoothie nga rrushi

Shëndetësia

Nxit tretjen, zvogëlon peshën trupore dhe mbron zemrën: Bëni super smoothie nga rrushi

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Receta për smoothie nga rrushi – e shijshme dhe shëruese!

Edhe nëse jeni adhurues i rrushit të bardhë apo të zi, në të dyja rastet ka një sërë dobish për shëndetin.

Rrushi është i pasur me antioksidante, ndihmon në uljen e kolesterinës dhe përflakjeve, por është edhe burim i mirë i vitaminave, posaçërisht i vitaminave C dhe K.

Fibrat e rrushit nxisin tretjen dhe pengojnë kapsllëkun, mirëpo dobitë nuk kanë fund.

Rrushi është aleat i mirë në preventivën e sëmundjeve të zemrës, ndihmon në humbjen e peshës trupore dhe përmirëson shëndetin e syve.

Arsye të mjaftueshme që për racionin tjetër të bëni smoothie nga rrushi.

Përbërësit:

– 50 gramë spinaq;

– 140 gramë rrush;

– 1 banane;

– 1 lugë fara chia;

– 1 filxhan kokrra akulli.

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit qitni në blender dhe përzieni derisa të përftoni tretje homogjene

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat