Ftohja e zakonshme mund të forcojë imunitetin kundër coronavirusit

Shëndetësia

Ftohja e zakonshme mund të forcojë imunitetin kundër coronavirusit

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 11:02
Foto Ilustrim

Ftohja e zakonshme mund të ndihmojë në krijimin e imunitetit kundër coronavirusit, madje edhe te njerëzit të cilët nuk kanë qenë të infektuar me coronavirusin e ri

Kjo përgjigje imunologjike me siguri është funksioni fenomenal i cili quhet “Memoria qelizore T”, theksojnë hulumtuesit në studimin e publikuar në revistën Science.

Memoria qelizore T mund t’ju ndihmojnë që të kuptoni përse disa njerëz – ata me qeliza T të krijuara për luftën kundër ftohjes, e cila është gjithashtu lloj coronavirusi – nuk sëmuren si të tjerët nga COVID-19, kanë thënë ata.

Rezultatet e studimit gjithashtu theksojnë që qelizat T do të duhej marrë parasysh dhe matur, si në studimet mbi COVID-19, ashtu edhe mbi vaksinën (potenciale)”, thotë Weiskopf, asistent profesor në Institutin La Jolla për Qendrën Imunologjike për Sëmundje Infektive dhe Hulumtime të Vaksinave.

Përgjigjet e qelizave T specifike për COVID-19 janë vërejtur te 50% e njerëzve të cilët nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit, me siguri për shkak të anamnezës paraprake me ftohjen, me të cilën shumica e njerëzve goxha rregullisht infektojnë, thuhet në një studim të botuar në qershor nga revista Cell Found.

Për këtë studim, Weiskopf dhe kolegët e tij kanë studiuar kampionet e gjakut të grumbulluara në vitin 2019 – para se pandemia i ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës – në reagimet e qelizave T në më shumë se 100 peptide COVID-19, përkatësisht aminothartirave të cilat i prodhon virusi.

Mostrat e grumbulluara kanë pasur “ngritje” të qelizave T, të cilat kanë ofruar mbrojtje si nga coronavirusi, ashtu edhe nga ftohja.

Përgjigjet më të forta të qelizave T kanë qenë të lidhura me kulmin e COVID-19, të cilin virusi e përdor për t’u futur në qelizat e njeriut, kanë thënë hulumtuesit.

Këto janë gjetjet në “kontrastin e theksuar” me rezultatet e studimeve mbi coronaviruset, të cilat shkaktojnë ftohjen te njerëzit, në të cilët antitrupat janë specifikë për llojet dhe nuk reagojnë ndaj COVID-19.

Fatkeqësisht, derisa qelizat T, të cilat janë identifikuar në këtë studim, do të mund të shërbenin si bazë për vaksinën kundër virusit, ato nuk do të kontribuojnë në “imunitetin e tufës”, as në popullatën e gjerë imunologjike, ka thënë Weiskopf. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat