Gjithçka që duhet të dini për zhvillimet e 3 vaksinave Covid-19

Shëndetësia

Gjithçka që duhet të dini për zhvillimet e 3 vaksinave Covid-19

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 11:29
Ilustrim

Qeveria amerikane po shpenzon miliarda në zhvillimin e vaksinave efektive kundër Covid-19 për tre kompani: Moderna, Pfizer dhe Novavax, shkruan CNN.

Moderna:

Vaksina me ndihmën e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë është duke u zhvilluar nga Moderna, një kompani bioteknike me qendër në Kembrixh dhe Msaçusets.

Studimet e fazës së parë treguan, se personat që kanë përdorur këtë vaksinë, kishin zhvilluar një përgjigje imunitare, që është ajo që studiuesit donin të shihnin. Faza e dytë ka filluar në maj, ndërsa Faza e tretë filloi punimet gjatë javës së kaluar. Në këtë eksperiment do të përfshihen 30.000 të rritur në 89 vende të botës.

Efektet anësore: më shumë se gjysma e pjesëmarrësve, që kishin marrë këtë vaksinë raportuan për efekte anësore, të cilat konsiderohen nga ekspertët si normale: të dridhura, dhimbje koke, dhimbje muskulare dhe lodhje.

Pfizer:

Pfizer po zhvillon më shumë se një lloj vaksine në partneritet me kompaninë gjermane BioNTech.

Studimet e fazës së 1 dhe 2 filuan javën e kaluar. Nëse eksperimentet rezultojnë të suksesshme dhe marrin miratimin e FDA-së, deri në fund të vitit mund të jetë në dispozicion 100 milion doza të kësaj vaksine.

Efektet anësore : përgjithësisht ishin mesatarisht të lehta, që zgjatën dy deri në tri ditë duke përfshirë ethe, lodhje dhe të dridhura.

Novavax:

Instituti Novavax me bazë ne Maryland shpreson, që vaksina e zhvilluar nga ta të jetë gati për provat e fundit muajin e ardhshëm.

Studimet e fazës së parë rezultuan mjaft pozitve. Pjesëmarrësit, që morën vaksinën kishin nivele antitrupash që mund ta luftojnë virusin, dhe të cilët ishin katër herë më të fortë se antitrupat e sistemit imuntiar.

Efektet anësore: nga 106 persona që morën vaksinën, pesë përjetuan efekte anësore të rënda, duke përfshirë dhimbje muskujsh, të vjella dhe dhimbje nyjesh, ndërsa të tjerët përjetuan  simptoma më të lehta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat