Kimioterapia te pacientët me kancer gjatë infektimit nga koronavirus nuk përbën rrezik

Shëndetësia

Kimioterapia te pacientët me kancer gjatë infektimit nga koronavirus nuk përbën rrezik

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 15:03
Ilustrim

Sipas një studimi të bërë rezultoi se vazhdimi i kimioterapisë dhe  trajtimi i imunoterapisë për personat të cilët janë të infektuar me koronavirus nuk  përbën ndonjë rrezik për jetën e tyre raporton BBC.

Gjithashtu në raportin e publikuar është rekomanduar të bëhet një hulumtim i mëtejshëm në lidhje me ilaçin hidroksilklorik, i cili mesa duket ndikoi pozitivisht tek disa pacientë.

Mbi 890 pacientë të diagnostifikuar me kancer në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Itali dhe Gjermani ndihmuan për të kuptuar se kush është më i rrezikuar nga koronavirusi.

Pacientët me kancer të gjirit kishin gjysmëm e nivelit të vdekjes së pacientëve të tjerë.

Studiuesit e Iperial College në Londër të cilët drejtuan dhe studimin përfshinë 19 spitale të ndryshme në të gjithë Europën.

Dr David Pinato, nga departamenti i kirurgjisë dhe kancerit në Imperial College London tha se trajtimet e tilla si komioterapia dhe imunoterapia nuk rrisin rrezikun e vdekshmërisë tek pacientët e infektuar me Covid-19.

“Kjo do të thotë që në shumë raste trajtimi i kancerit mund të jetë i sigurt për t’u aplikuar gjatë pandemisë, në varësi të rrethanave individuale të një pacienti dhe faktorëve të rrezikut.”- tha Pinato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat