Ekspertët: Larja e dhëmbëve ndikon në sëmundjet e zemrës

Shëndetësia

Ekspertët: Larja e dhëmbëve ndikon në sëmundjet e zemrës

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 15:06
Ilustrim

Larja e shpeshtë e dhëmbëve  na ndihmon  për shëndetin oral gjithashtu edhe për shëndetin e zemrës. Studime e reja të publikuara nga European Journal of Preventive Cardiology, kanë arritur në përfundimin se njerëzit që i lajnë dhëmbët 3 herë në ditë janë 12% më pak të rrezikuar të kenë probleme kardiake, karahasuar me ata persona që nuk i lajnë rregullisht.

Gjatë një studimi më të thelluar rreth efekteve që jep mosha, apo duhanpirja tek sëmundjet e zemrës, ekspertët zbuluan se ka një lidhje mes larjes së rregullt dhe të shpeshtë të dhëmbëve dhe sëmundjeve të zemrës.

Ajo çfarë këshillohet nga mjekët është larja e dhëmbëve të paktën dy herë në ditë për gati 2 minuta. Kështu,  ju jeni duke i bërë nder shëndetit oral ashtu dhe zemrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat