Fëmijët e përhapin koronavirusin si ftohjen e zakonshme

Shëndetësia

Fëmijët e përhapin koronavirusin si ftohjen e zakonshme

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Fëmijët mund të jenë në gjendje të përhapin Covid-19 po aq lehtë sa përhapin një lloj tjetër të koronavirusit, si për shembull ftohjen e zakonshëm, tha Ëilliam Haseltine, një ish-profesor në Shkollën Mjekësore të Harvardit.

“Ka çdo arsye për të dyshuar se ky virus, edhe pse mund t’ju vrasë, ngjason me ftohjen që një njeri merr zakonisht gjatë muajëve të dimrit.  Edhe fëmijët mund të përhapin ftohjen. Mund të themi se ftohja është një nga kushërirat e koronavirusit.

Haseltine paralajmëroi që fëmijët mund të infektohen dhe të infektojnë të tjerët, kështu që ata duhet të veshin maska.

Ai tha se fëmijët deri në 5 vjeç mund të jenë “shumë infektivë ndaj njerëzve të tjerë“.

“Rezulton se ata kanë një mijë herë më shumë virus në hundën e tyre, kështu që ata janë shumë, shumë ngjitës”, tha Haseltine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat